Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një përleshjeje me armë zjarri në një lokal nate në Banjë të Malishevës, 50 kilometra në jug-perëndim të Prishtinës.

Malisheve, 3 dhjetor/ AIK-Presheva Jone & TCH

Policia e Kosovës tha se zënka ka ndodhur gjatë kremtimit të festave të fundvitit dhe në të janë përfshirë një numër personash.  Të paktën 7 veta janë arrestuar dhe policia po heton rastin, motivet e të cilit sipas saj ende nuk janë të njohura.

Lëvizja “Vetëvendosja”, partia e tretë politike në vend, e ka dënuar incidentin dhe ka kërkuar që të mos politizohen problemet personale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kremtimit të festës së Vitit të Ri, një numër personash janë lënduar nga pakujdesia e përdorimit të fishekzjarreve.

SHPËRNDAJE