„Autoritetet serbe nuk më lejuan të  hyjë në Luginë as si qytetar e as si ministër..dhe ky skandal  politik dëshmon se Serbia jo se po ecën përpara, por ende tek ta mbretëron mentalitet i epokës së  kaluar, para viteve te 90-ta..“ ka deklaruar Ministri Ibrahim Makolli për agjencinë informative „Presheva jonë“

 

Kushtrim MALIQI

Dheu i Bardhë, 12 janar/ AIK-Presheva Jonë

Minsitri i diasporës Ibrahim Makolli para tri ditësh përmes agjencisë informative kombëtare kishte konfirmuar një vizitë dy ditore në Luginën e Preshevës  së bashku me një delegacion nga Ministria jonë, pa ne qemë ndaluar në Koncul nga policia serbe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Mu ky dështim i kësaj vizite të minsitrit kosovar në Luginën e Preshevës ishte temë bisede me të për agjencinë informative kombëtare „Presheva jonë“

 

Presheva Jonë: Zoti minister, sot në zonën neutrale mes Repulikës së Kosovës dhe Serbisë…vërjetëm se policia serbe para pak qastesh ju ktheu mbrapa, pse ndodhi keshtu dhe cili është komenti rreth ketij gjesti  ?

MINISTRI MAKOLLI : Po, ishte një sjellje jo serioze e Serbisë cka po dëshmohet se ende Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara, nga koha e Millosheviqit  dhe se nuk është e interesuar që të përmirësojë raportet me vendet fqinje në Ballkan, kusht ky për të lehtësuar rrugën e saj për në Evropë.  Jo vetëm kaq, me incidentit e sotëm ketu tek Dheu i Bardhë ështënë kthim mbrapa duke dëshmuar se ky vend së pari nuk është i interesuar dhe e gatshme  për të impelemtuar  marrëveshjet e arritura,. Prandja me me  sjellje të tilla arrogante Serbia ajo po ndikon në përkeqësimin e raporteve të përgjithshme në Ballkan që në fakt duhet të ndodhë e kundërta. Pra, autoritetet serbe nga lartë, nga  Beogradi ju kishte derguar urdhëri policisë kufitare se vizita nuk mund të realizohet në asnjë formë të mundshme. Unë, falenderoj për mundin dhe gatishmërisë si dhe  për mikrpitjen e përfaqësuesve të Luginës si Riza Halimin, Ragmi Mustafën ashtu edhe nga Shaip Kamberi, Jonuz Musliu dhe mbarë popullatën e Preshevës, Bujnaocit dhe Medvegjës që ishin përgatitur, kishin dalur për ta pritur një ministër nga qeveria e Republikës së Kosovës.

SHPËRNDAJE