Xavier Magnin, këshilltar administrativ i komunës Plan les Ouates ne bisede me gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër 

Gjenevë, 24 maj  -Në një atmosferë festive, me recitimin e vargjeve kuranore dhe intonimin e himnit kombëtar, banorët e Gjenevës dhe xhematet e besimtarëve myslimanë nga Zvicra, sot ne ne Plan-les-Ouates përuruan xhaminë “Dituria” ne Gjenevë. Ështe kjo xhamia e 60 me radhe e shqiptareve ne Zvicer pas asaj ne Wil te lashuar para dy jave qe kushoi jo me pak se 4 milion franga zvicerane.

Në këtë ceremoni festive pos krerëve komunitetit të myslimaneve shqiptare si Mr. Naim Ternava nga Kosva apo Skënder Bruçaj nga Shqipërisë e përfaqësues nga Maqedonia e Lugina e Preshevës moren pjesë edhe atoritetet vandore kanmunale si Xavier Magnin-këshilltar administrativ i komunës Plan les Ouates etj me te cilin agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicer zhvilloi edhe je bisedë. Fukansinai zvcieran z.Magnin sikur edhe shqiptaret siq e kane tradit kur te hyjne ne xhami, ne shenje rrespekti hoqi kepucat, me te cilei pastaj edhe e nisëm bisedën.

 

Xavier Magnin-këshilltar administrativ i komunës Plan les Ouates: Shqiparet ne kantonin tonë kane deshmuar veten për tolerance nderfetare

Xhamia “Dituria” e cila hapi dyert për 15 mijë shqiptarë në Gjenevë, u ndërtua pas një angazhimi aktiv të këshillit të kësaj xhamia dhe përkrahjes të besimtarëve myslimanë dhe autoriteteve zvicerane. “Shqiptarët janë dëshmuar si shembull i tolerancës”, ka thënë z.Xavier Magnin-këshilltar administrativ i komunës Plan les Ouates.

I pyetur fillimisht se cfare don te thote perurimi edhe i nje xhamie ne Zvicer, në kete rast ne Gjenevë Xavier Magnin-këshilltar administrativ i komunës Plan les Ouates per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” eshte përgjigjur se “Kjo don te thote se ne kemi pranuar komunitetin shqiptar musliman sikur edhe komunitet e tjera fetare ne vendin tone, si pjese e shoqerise sonë te cilat mund te ushtrojne ritet e tyre fetare lirshem duke punuar bashkarisht drejt inegrimeve.”

Qellimi i perurimi te kesaj xhamie shqiptare sipas Xavier Magnin “dyert e hapura te kesaj xhamise sot ne Gjenevë kishte pe rqelli të takohen, mblidhen, te njihen njeri me tejtrin te gjithe bashkarisht muslimane, katolike e protastantë ne ketu ne Plan les Ouates. Siq po shifni ketu jane prezent perfaqesues jo vetëme te muslimaneve ne Zvicer por edhe te relgjioneve tjera kurse para xhamise disa hap me larg e shfni perballe aty kishen.. Ky eshte divesiteti dhe mozakiu yne kulturor dhe fetare ne shoqerine tone qe shume kush na e ka lakmi por edhe zili.”

I pyetur per imazhin dhe integrimiune shiptareve ne Zvicer z.Xavier Magnin, këshilltar administrativ i komunës ne vzahdim kaphuar se “shqiptaret jane puntore, te shqorueshem dhe miqe temirë. Mund te htmei sd ejane te inegruar mire, megjths einsitucione tkosovare duhet te punojne edhe me shume me diapsren shqipatre, kur kemi parsysh dis adukri neagtive ne shoqërinë tonë, krimin organizuar etj.. Megjithate shqiptaret ne kantonitt tone jane ne yy te mire. Toleranca ndërfetare e shqiptarëve në Zvicër, bashkë me integrimin e tyre në këtë vend, duhet të shërbejnë si shembull për komunitetet e tjera fetare”.

Ndryshe edhe kreret shqiptare te muslimaneve ne Gjenevë, nga Kosova e Shqiperia, prof. Rijad Aliu, imam i xhamise “Dituria” sikurse edhe  Tërnava dhe Bruçaj dhanë mesazhe të qarta që mërgimtarët të mos harrojnë gjuhën e tyre, traditat kombëtare si dhe të respektojnë ligjet dhe rregullat e mjedisit ku jetojnë, se vetëm në harmoni mund të ndërtojmë të ardhme të sigurt. Ata po ashut kërkuan që shqiptarët të jenë unik dhe shembull i tolerancës ndërfetare, sikurse deri tani, dhe të distancohen nga fenomenet negative që nuk janë traditë e fesë islame dhe e kombit shqiptarë.

SHPËRNDAJE