Ballina e gazetes zvicerane “Le Matin Dimanche” sot 19 shkurt 2017

 

Gjenevë, 19 shkurt -“Mafia shqiptare në Zvicër e kap n’dore trafikun e gjtha llojeve të drogës” (“La mafia albanaise règne sur toutesles drogues“) “Mafia shqiptare në Zvicër drejton trafikun e të gjitha llojeve të drogave”, është titulli kryesor i një shkrimi në gazetën zvicerane “Le Matin Dimanche”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Në artikull thuhet se shpërndarja e drogës ka ndryshuar tregun e Zvicrës. Heroina, kokaina dhe hashashi, janë tashmë në duart e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Heroinë, kokainë, kanabis gjithecka e droges eshtë nën kontroll të mafias shqiptare…

Gjithashtu aty shkruhet se trafiku i të gjitha drogave mbështet në sajë të një  organizimi të përsosur të bandave shqiptare, të cilat në fillim lindën me trafikun e heroinës. “Ne nuk e dimë se kush kontrollon kë”, ka thënë për “Le Matin Dimanche”, oficeri i antidrogës Olivier Guéniat, transmeton “Presheva Jonë”

Policia zvicerane është habitur nga ajo që ka zbuluar deri më tani. Më 18 janar të këtij viti u zbulua në Gjenevë një grup kriminal, ku ranë në pranga 3 meshkuj shqiptar dhe një femër. Gjithashtu u sekuestruan 20 kg kokainë. Gjatë vitit të kaluar në këtë zonë janë sekuestruar 33 kg kokainë.

Pika e përbashkët e trafikantëve?

Ata janë të gjithë shqiptarët. Kjo është thënë nga ekspertët të cilët shprehen se tashmë tregu i drogës po ndryshon. Deri atëherë, ai ishte shumë i segmentuar. Shqiptarët dhe kosovarët drejtonin trafikun e heroinës, afrikanë atë të kokainës dhe zviceranët drejtonin tregun e kanabisit. Tashmë gjithçka po drejtohet nga shqiptarët.

Gjeneva është vendi që merr me shumë drogë dhe ky është motivi se pse mafia është më e zhvilluar këtu.  “Oportunizmi luan një rol mjaft të rëndësishëm në vendosjen e aktiviteteve tek  shqipfolësit”, ka pohuar Frank Zobel, zëvendës drejtor i trafikut anti-drogë në Zvicër dhe bashkautor i një studimi të vazhdueshëm në tregun e heroinës.

Sipas statistikave, rreth 8 tonë pluhur të bardhë konsumohen çdo vit në Zvicër dhe dy tonët  e tjera janë heroinë. Potenciali i biznesit është i rëndësishëm. Së fundi, për të financuar trafikimin e kokainës, shqiptarët filluan shitjen e kanabisit, ku çdo vit qarkullon mbi 80 ton.

Ndryshe, sipas agjencise se lajmeve “Presheva jonë” mbi 2 mijë shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe trojet etnike vuajnë në burgjet e Zvicrës kryesishtpër vjedhje dhe trafik droge.

SHPËRNDAJE