Gjeneve, 19 dhejtor (AIK Presheva Jone)

Flet per gazeten “Le Temps: Jose Pablo Baraybar, njeriu qe bashke me Lulzim Bashen kane hapur te paret dosjen e serbeve te humbur tek Shtepia e Verdhe ne Burrel.
(Marre nga “Le Temps”

“Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.”

Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, ka punuar 20 vitet e fundit si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe genocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë. Në Kosovë ai ka punuar nga viti 2002 deri në vitin 2007 në Zyrën e Kërkimeve të Personave të Humbur si ekspert mjeko ligjor i Misionit të UNMIK, krijuar nga OKB në Kosovë. Ai thotë se në pesë vite përmes zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e kësaj zyre kanë bërë që të ketë më pak se 200 njerëz nga listat e personave të humbura në këto konflikte. Në shumicën e rasteve, ai thotë se ka bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe u janë kthyer trupat familjeve. Megjithatë, Jose Pablo Baraybar ishte gjithashtu ndër të parët që informoi për trafikimin e organeve, që denoncon raporti i Dick Marty, dhe një nga burimet e tij.

Kur dhe si e keni marrë informacionin fillestar?

Kur kam mbërritur në Kosovë në qershor të vitit 2002, në dosjet që gjeta aty nuk kishte informacione. Por dy muaj më vonë, ne kemi marrë një dosje shumë të veçantë që të çonte tek “Shtëpia e verdhë”.

Kush jua ka dërguar atë dosje?

Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë historitë e njerëzve që nuk dinë gjë për njëri- tjetrin dhe që kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve përtej kufirit shqiptar. Disa viktima i kishin çuar në “Shtëpinë e Verdhë”. Ka pasë dhe foto të shtëpisë, të marra me nxitim. Ajo ishte e verdhë,por pas dy vjeteve kur kam shkuar unë e kam gjetur të lyer në të bardhë.

Dhe çfarë keni bërë me atë dosje?

Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.

A ka qenë ky udhëtm i suksesshëm?

Jo. Ne (hetuesi me Lulëzim Bashën. Sh.R.) u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasë identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj.

Së fundi, si mundët që të kërkoni në “Shtëpinë e Verdhë” në shkurt të vitit 2004?

Ajo ishte shumë e komplikuar. Ne arritëm të bindim ICTY, (ku punonte zoti Basha. Sh.R), e cila nuk ishte aspak e interesuar në këtë çështje. Por vetëm ajo mund të na marrë leje për të punuar në Shqipëri. Përfaqësuesi i SHBA-ve në Prishtinë gjithashtu nuk ishte i interesuar.

Dhe çfarë keni gjetur?

Puna ishte tmerrësisht e vështirë. Ne u shoqëruam nga një prokuror shqiptar, i cili mbeti duke na thënë se ne po humbisnim kohë, që atij tashmë i shkoi vonë për punët e veta, që ai duhet të kthehej, etj, etj. Sipas përkthyesit tim, prokurori po i udhëzonte banorët e shtëpisë [dmth: familjen Katuci], se si ata duhet tu përgjigjeshin pyetjeve tona. Ne gjetëm në një grumbull mbeturinash prapa shtëpisë pako të drogës, kryesisht relaksantë të muskujve, shiringa dhe madje edhe një kit për transfuzion. E gjithë kjo në mes të një asgjëje. Ishte e paimagjinueshme që ata bujq të dinin përse përdoreshin këto materiale. Gjithçka u mor nga Tribunali i Hagës. Prokurori shqiptar këmbënguli që ai duhej të largohej. Ne kishim akoma kohë të bënim një ekzaminim me Luminol, një produkt që tregon gjurmët e gjakut. Ne kemi parë qartë dy linjat në kënde të drejtë në dhomën kryesore, si dhe në çdo cep të një tavoline. Ka pasur gjithashtu gjurma në mure. Ne nuk u përpoqëm për të marrë një mostër, sepse nuk kishim pajisjet dhe për faktin se Luminol në një farë mënyre neutralizon elementët e shenjave.

Dick Marty ju ka akuzuar se keni qenë joprofesional në hetim?

Toni i raportit të tij për këtë episod nuk është shumë i fortë. Në shumë raste ai bën interpretime. Unë do të desha që ai të kujtonte kushtet shumë të vështira në të cilat ne kemi punuar. Sepse unë e di që unë jam një profesionist i mirë dhe ne kemi bërë një punë shumë profesionale duke pasur parasysh kushtet.

Çfarë ka ndodhur sipas mendimit tuaj në këtë “Shtëpi të Verdhë”? Marty sugjeroi se ajo ishte një vend transit i torturës dhe i testeve mjekësore, por nuk ka pasë ndërhyrje, pasi ato sipas atij janë bërë në Fushë-Krujë, pranë aeroportit të Tiranës?

Është shumë e vështirë për të të treguar nga provat që kemi mbledhur. Duhet të krahasohen: A ka pasur të dhëna se ka pasur shtëpi të tjera në Shqipëri, apo ato janë zgjedhur rastësisht? A është normale që kur ti gjen shenja gjaku në disa vende, madje dhe në mure të shtëpisë dhe të besosh variantin se aty ka lindur një grua? Ata na thanë atëherë se ata therin kafshët e shtëpisë gjatë dimrit në ato dhoma. Unë nuk e gjej këtë vend si një klinikë. Duke pasur parasysh izolimin e saj, ajo nuk ishte ideale për nxjerrjen e veshkave. Por është e mundur se aty mund të jenë përgatitur disa njerëz. Mure te mbuluara me gjak kemi gjetur në shumë vende të tjera të krimeve në Kosovë.

Dick Marty tha se provat tuaja janë shkatërruar nga Tribunali i Hagës. Vërtet?

Kam pasur këtë informacion, dhe kjo nuk më habit. Në vitin 1999, policia gjermane e dërguar në Kosovë nga Tribunali i Hagës ka mbledhur 400 mostra të ADN-së. Ata i sollën ato përsëri në Gjermani. Në vitin 2002, kam kërkuar këto mostra për identifikim. Gjermanët kanë thënë se ato janë shkatërruar.

Pas kërkimit tuaj të Shtëpisë të Verdhë, çfarë keni bërë?

Unë nuk kam bërë asgjë! Çdo gjë ishte në duart e Hagës.

Dhe pse Tribunali i Hagës nuk ka bërë asgjë?

Është e çuditshme që ish-Prokurorja [Carla Del Ponte] botoi një libër bestseller, në të cilin ajo flet për këtë në mënyrë që ajo të mund të hapë një hetim, kur ajo ishte në zyrë dhe para datës në 2007, kur gjykata i kishte të ndaluara hetimet. Nga ana jonë ne e kemi bërë punën tonë. Ata thonë se nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Por në qoftë se ajo kishte qenë më e interesuar, ata mund të kenë qenë më shumë aktivë. Ashtu siç ata po ashtu mund të kishin hetuar 470 të zhdukur pas ardhjes së KFOR-it, kryesisht serbë.

Si e shpjegoni faktin që e vërteta po del kaq vonë?

Unë nuk e di sot se çfarë është strategjia e gjykatës për Kosovën. Ata kanë hetuar shumë pak dhe vetëm dy akuza ishin të pasuksesshme. Ata më në fund pastruan – dhe lavdëruan – liderët kosovarë. Ajo që duhet të thuhet është se policia e OKB ishte një fatkeqësi. Ju jeni oficer të trafikut në Zvicër apo Angli dhe ju çojnë gjashtë muaj në Kosovë në krye të një hetim të krimeve të luftës … Ju s’dini ku dhe nga t’ia filloni? Përgjithësisht të duhet t’i hedhësh një sy vendit të ngjarjes? Cilët drejtues do kontrollosh rrotull teje? A duhet t’i balancosh gjithë gjërat që do gjesh kundër tyre? Një herë unë kam qenë në Prishtinë me një përfaqësuesin special të OKB-së, që nuk dua t’ia jap emrin tani, duke folur për një krim që UÇK-ja ishte përgjegjëse. Ai tha: “Thaçi është përpara derës, dhe ai ndoshta po vjen të diskutojë të njëjtën gjë me mua. Ju mund të dilni nga dera e pasme?” Kjo është real-politika, unë e kuptoj, por një krim është një krim.

SHPËRNDAJE