Lulzim Basha, 25 vota para Edi Ramës…

 

Fletët e kontestuara, 59 vota Basha, 24 Rama

(I plotësuar) – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas pushimit të drekës ka rinisur mbledhjen ku do të vazhdojë hapjen e kutive për të numëruar votat e kontestuara, hedhur ne kutinë e gabuar dhe që nuk janë përfshirë në tabelën e rezultateve nga KZAZ-të përkatëse.

Jane numeruar rreth 33 kuti ndersa kane mbetur per tu numeruar edhe 32 te tjera, qe i parkasin KZAZ-ve, 46,53 dhe 54.

Forca të shumte policia vazhdojnë të jenë të pranishme në hyrjen dhe oborrin para KQZ-së, ndërsa njoftohet se ka filluar rigrumbullimi i simpatizantëve të opozitës dhe deputetë të saj.

* * * * * * *

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbyll punimet deri në orën 17.00, me anë të një vendimi marrë nga kryetari i këtij institucioni Arben Ristani, dhe me dakortsinë e anëtarëve të tjerë.

 

Duket se pas dy ditësh situatë të tensionuar, kjo mbledhje ka patur vëmëndjen e duhur nga të gjithë. Që në orët e para të ditës, brenda ne KQZ, vijonte numërimi i votave të kontestuara duke u shoqëruar me debate pro e kundër, mes anëtarëve të maxhorancës e opozitës.

 

Në këto ditë, uniformat blu kanë qënë në qëndër të vëmëndjes, ndërsa kanë vijuar në krye të detyrës për orë të tëra. Godina, sikundër dhe dje, ka qënë e blinduar nga policia, forcat e FNSH dhe RENEA.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar edhe sot numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Deri rreth orës 15.00 janë numëruar 33 kuti me fletë të kontestuara, duke marrë dhe vlerësimet përkatëse për cdo kandidat për Bashkinë e Tiranës.

 

Vlerësimi i votave në 33 kuti nxori 57 vota për kandidatin Basha dhe 20 kandidatin Rama. Ndërkaq, KQZ-ja ka për të numëruar dhe 32 kuti me fletë të kontestuara, e për të shpallur kështu dhe verdiktin përfundimtar.

 

* * * * * * *

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve vijon hapjen e kutive te votimit, ne te cilat jane konstatuar fletet e kontestuara, te pallogaritura ne numerimin per kryetar te bashkise se Tiranes.

deri ne mesdite jane hapur 7 kuti te reja, duke e cuar ne 30 numrin e kutive te hapura ne total qe nga dita e djeshme. Deri tani, nga numerimi i fleteve te kontestuara, hedhur ne kutite e gabuara, Lulzim Basha numeron 53 vota te marra dhe Edi Rama 19 vota.

Ne 5 kutite e para, kane rezultuar 5 vota ne favor te Bashes, por dy prej tyre u vleresuan nga KQZ si vota te pavlefshme.

Nga hapja e kutise 17 96 janë gjetur 5 fletë votimi që nuk i përkasin kësaj kutie. Kjo eshte bere shkak per debate te shumta mes perfaqesuesve te majte e te djathte.

Kreu i KQZ ka bere me dije se aty sane konstatuar 3 fletë votimi për kryetar minibashkie, fletë votimi e rregullt për Hysen Gjurën; 1 fletë votimi për këshillin e bashkisë shkon për PD dhe 1 fletë votimi e kontestuar për kryetarin e bashkisë shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për Lulzim Bashën.

Tension para KQZ-së, mbështetës të PS-së po konfrontohen me policinë

Tension jashtë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ku mbështetës të Partisë Socialiste (PS) tentojnë të kalojnë kordonin e uniformave blu të vendosura para godinës së KQZ-së.

Mbështetësit e PS-së po konfrontohen me forcat e policisë të cilët nuk i lejojnë të hyjnë brenda ambienteve të KQZ-së.

* * * * * * *

 

Nis mbledhja e KQZ-së, forca policie jashtë godinës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen ku do të numërohen sërish fletët e votimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës të hedhura në kutitë e gabuara.

Përfaqësuesi i PS-së Genc Gjonçaj ka deklaruar se vendimarrja për numërimin e fletëve të kontestuara nuk ka vlerë juridike. Sipas tij KQZ-ja nuk mund të miratojë një akt në parim dhe pastaj të nisë nga procedurat pasi nuk është një rrugë korrekte dhe ligjore.

“Hapja e kutive pa një vendim të KQZ-së është jo ligjore. Akti votohet në parim, nen për nen dhe pastaj përfundimisht dhe më pas nis zbatimi i tij” theksoi Gjonçaj.

 

Të njëjtën mendim shprehu edhe nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi e cila ka theksuar se akti në parim nuk merr vlerë ligjore pasi duhet të përfundojë akti dhe më pas të operohet.

Ndërkohë forca të shumta policie janë pozicionuar në ambjentet jashtë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në godinë.

 

Ndërkohë ditën e djeshme KQZ-ja nisi procesin e numërimit të votave të kontestuara proces që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë ditës së djeshme, KQZ-ja hapi 20 kuti në të cilat u gjetën 60 vota për kryetarin e Bashkisë së Tiranës ku pas numërimit rezultoi se 46 vota shkuan për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha dhe 14 për kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka paralajmëruar se do të nisë një valë protestash të cilat pritet që të zhvillohen në kryeqytet para zyrave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe në qytete të tjera të vendit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni