Luis Suarez mbërriti para një viti në Liverpul si një yll dhe që tani po përflitet për një largim të tijin nga klubi legjendar anglez, sipas gazetës ‘Daily Star’.

Sulmuesi uruguajan zbarkoi në “Anfield Road” nga Ajax në këmbim të 26.5 milionë eurove pas largimit të Fernando Torres tek Chelsea. Fillimi ka qenë shumë i mbarë për Suarez, por incidentet e kohëve të fundit kanë bërë që lojtari të ndihet i persekutuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) dhe të kalojë një moment të keq në Premier League.

Aktualisht, Luis Suarez po shlyen një dënim prej tetë ndeshjesh pezullim për shkak se ka ofenduar me fjalën “zezak” mbrojtësin e Manchester United, Patrice Evra, gjatë një ndeshjeje të kampionatit anglez më 15 tetor.

Gjithashtu ai është dënuar me një ndeshje pezullim për shkak se ka ofenduar tifozët e Fulham duke ngritur gishtin e mesit, ngjarje e ndodhur më 5 dhjetor.

Paris Saint Germain, Inter dhe Juventus kanë pyetur për mundësinë e blerjes së Suarez në merkaton e dimrit dhe duket se këtij interesimi i është shtuar edhe Real Madrid.

Sipas ‘Daily Star’ dhe ‘Daily Mail’, oferta duhet të jetë mbi 30 milionë euro në mënyrë që të merret parasysh nga drejtuesit e Liverpulit.

Luis Suarez ka shënuar 12 gola në 30 ndeshje të luajtura për ekipin e drejtuar nga Kenny Dalglish.

SHPËRNDAJE