Shkruan: Prof.Rexhep ABAZI

 

Nuk kanë faj Presheva, Medvegja e Bujanoci që shtrihen në Kosoven Lindore e nën ingerencat e Serbisë, por për këtë duhet fjaësuar tjetër kend, dihet se kush dhe kur dhe pse ndodhi kjo. Nuk do bej shpjegime historike. Ua lë këtë kompetentëve,  historianëve.  Por, jane keto tri komuna vendi ne te cilin Serbia  shfryne mllefin dhe vrerin sa here qe hidhërohet me Kosoven apo ne komunitetin  nderkombetare. Fatkeqesisht, po, por pse Kosova?

Nuk po kthehem me  prapa se ne vitin 1999, kur me nenshkrimin e Marrëveshjes se Kumanoves, kur forcat ushtarake e policore te Serbise u terhoqen nga Kosova. U vendosen ne shkollat shqipe te Presheves, Medvegjes e Bujanocit, sidomos te Medvegjes. Bene presion te madh dhe i debuan shqiptaret nga trojet e tyre. Medvegja, Malesia e Bujanocit dhe ajo e Karadakut te Presheves u zbrazen. Gadi se 90% te shqiptareve u detyruan ti lene trojet e veta per te shpetuar rob e femije.

Askush nuk u brengos per kete katastrofe te ketyre njerezve. Askush nuk i pyeti se a deshirojne te kthehen ne shtepite e tyre. Cka duhet apo cka mund te behet per ta.

Mbeten ne meshiren e Zotit dhe te robit. Po ia bene disi sa per te mbijetuar.

Dymbedhjete vite nga kjo kohe, shqiptaret e Medvegjes i sherben nje autobus, e here here nje kombibus i kompanise “Selo-Tours” nga Prishtina dhe dhjetera Taxi-makina te shqiptareve te Medvegjes, qe meritojne lavderate per punen qe e bejne per te miren e atyre pak shqiptareve qe vendosin se paku me  vizituar trojet e mbetura ne Medvegje.

Eshte edhe nje grup intelektualesh entuziast dhe te perkushtuar, punetore arsimor, te cilet e lene nje pjese te familjeve te tyre ne Prishtine, ose i fusin tere anetaret e familjes dhe me makinat e tyre udhetojne per te dhene mesim ne shkollat shqipe te Medvegjes, pa u kompenzuar kush as nje qindarke.

Keshtu vuajten e nuk u dhane, por e mbajten lidhjen me vendlindjen plot dymbedhjete vjet.

Pak para ketij viti ne te cilin posa e qitem hapin e pare, saktesisht me 26 dhjetor te vitit 2011, Kosova vuri taksa per hyrje ne Kosove nga Serbia edhe per shqiptaret e ketyre tri komunave.

Mire, eshte shtet ka rregullat dhe ligjet e veta. Por, dhemb ajo se kete gje e ben sipas fjaleve te zonjes Edita Tahiri, sepse e ka kerkuar Serbia ( sipas nje shkrimi ne “Koha ditore”). Mozo me keq, po a Serbia duhet ta mesoj Kosoven se si behet shteti. Dhe Kosova e beri ate. Nuk eshte kjo mase e njejte ndaj Serbise, sic thot populli yne “kut per kut”, sepse Serbia per serbet nuk ka taksa ndeshkuese. Ata i kane nga dy pale tabele dhe i ndrrojne ato ne kufi, andaj nuk kane nevoje te paguajne kurrfare taksash. E shqiptaret paguajne nga te dy anet. Ata qe hyjne nga Serbia paguajne, ata qe hyjne nga Kosova ne Serbi pagujne, e serbet as nga Serbia as nga Kosova. Te mos flasim per ndihmesat e tjera qe i gezojne ata serb qe jetojne ne Kosove, kuptohet une nuk kam asgje kunder asaj, sepse shteti i tyre ben cdo gje per ta.

A do thot kjo se Kosova e detyroj Serbine ta sheh ate si shtet, mendoj qe jo, por vetem na ngarkoj neve me nje barre edhe me te rende.

Pse?

A thua per ate qe nga keto tri komuna krah per krah ne cdo lufte luftuan edhe djemte shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, a thua per ate  se luftuan ne Luften per clirimin e Kosoves e sot ne burgun e Beogradit vuajne denimin prej 101 vjetesh djemte nga Presheva, apo shumica nga ata qe moren pjese ne luferat e fundit as qe guxojne te shkojne ne shtepite e tyre sepse arrestohen e denohen menjhere, athua per ate qe nga Medvegja e vogel rane deshmore dy djem te rinj ne luften e Kosoves dhe u vrane, prene, dogjen e u masakruan afer gjashtedhjete burra, gra e femije, a thua per ate qe ne shenje hakmarrjeje u debuan pese mije shqiptare nga trojet e tyre vetem nga Medvegja, e afer tridhjetemije nga e tere Kosova Lindore, a thua per ate qe se paku shkonin njehere ne jave, apo ne muaj per te vizituar shtepite qe u rrenohen dita me dite, apo per te pare nje pjese te ndare te anetareve te familjes se mbetur atje, apo, apo, apo per ate se jemi shqiptare?

Ne vend qe te kerkohej nga Serbia te heq taksat e hyrjes se shqiptareve te ketyre tri komunave nga Kosova ne Serbi dhe lirshem te qarkullojne me automjetet e regjistruara ne Kosove. Ne kohen kur 33 shtete te Europes qe nga 1 janari i vitit 2012 heqin edhe kartonin e gjelbert, dy shtetet: Kosova dhe Serbia qesin taksa marramendese per qytetaret e njeri tjetrit dhe duan te hyjne ne Bashkesine e Europes. Po Europa ka sy more njeri. Ajo sheh se c’behet tek ne! Ajo thot permiresoni maredhenjet me fqinjet, leshoni njerezit, mallerat dhe idete te levizin lirshem. Po a eshte levizje e lire e njerezve duke u vene taksa te cilat nuk i ka kush tjeter. Jo, kjo eshte barre per nje pjese te pafajshme te popullit te cilin askush nuk e ka pyetur se ku do te jetonte. Ate ia ka percaktuar All’llahu i Madheruar, dhe per kete don te jetoj ne vatren e vet. Po a mundet keshtu? Shume veshtire.

Jo me taksa me u shty me Serbine, por me pune, me prodhim, me organizim te mire te shtetit, me liri dhe siguri te plote te levizjes se njerezve, te mallit dhe te ideve, me aq vizita te popullates shqiptare nga udheheqesit e Kosoves e te Shqiperise ne Kosoven Lindare, sa  ben Serbia per serbet ne Kosove, me aq ndihma te shqiptareve sa jep Serbia per serbet ne Kosove, me aq automjete sa siguron Serbia per transportimin e serbeve nga Kosova, me aq shkolla, shtepi, rruge e te tjera te ndertuara per shqiptaret ne Presheve, Medvegje e Bujanoc, me aq mjete te informimit ne gjuhen shqipe, sa ka ne gjihen serbe ne Kosove e tj.e tj.

Propozoj dhe kerkoj qe fillimisht per shqiptaret e Presheves, Medvegjes dhe te Bujanocit

Kosova te bej keto gjera:

 1.  Te heq taksat per kalimin kufitar ne mes te Kosoves dhe te Serbise(ne cdo vendkalim kufitar) per automjete te shqiptareve te regjistruara ne Serbi ose

2.   Te pranoj kartonin e Gjelbert, qe vlene ne tere boten, apo te lejoj shqiptaret t’i riregjistrojne automjetet e tyre edhe ne Republiken e Kosoves, keshtu qe te kene mundesi t’i ndrrojne tabelet ne cdo hyrje dhe dalje.

Ne qoftese nuk behet keshtu, shqiptaret e ketyre tri komunave nuk do te kene mundesi te perballojne kete ngarkese me taksa te panevojshme dhe shume te larta e veshtiresite e tjera qe I kane per cdo dite atje. Kjo do te shkaktoj luhatje tek ata qe jetojne ne keto tri komuna, e qe eshte qellim i Serbise, sepse ne se shkeputet levizja e lire me shtetin shqiptare te Kosoves, shuhet jeta e shqiptareve ne kete pjese te tokave shqiptare. Me mbane shpresa se shteti i Kosoves do te kete vigjilence te duhur dhe  kete padrejtesi te madhe qe u beri shqiptareve te Kosoves Lindore, seriozisht e shume shpejt do te merr masa per ta korrigjuar nje hap te tille te pamatur e te demshem edhe per te.

SHPËRNDAJE