LUGINA E PRESHEVËS SË SHPEJTI ME KATËR GAZETA

PERSPEKTIVA  (me drejtor Sevdail Hyseni)  NACIONALI (me drejtor Baki Rexhepi)  PRESHEVA INSIGHT (me drejtor Driton Salihu) dhe ZËRI I MEDVEGJËS… janë këto gazeta  të cilat i kanë munguar shqiptarëve të Kosovës Lindore, pamvarësisht se në rajon kemi edhe dhjetë gazeta e revista tjera nga Kosova. Sdoqoftë shqiptarët e Luginës mezi presin  daljen e këtyre gazetave dhe me u « shkri »  së lexuari. Dhe Tash e tutje shtypi botëror nuk ka të “drejtë” të shkruaj për “terrin informativ” në Luginën e Preshevës edhe pse gazetat në Kosovë e Shqipëri bashkë me organizatat ndërkombëtare shpesh kritikojnë Serbinë për diskriminim të mediave  shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë…vise keto shqiptare edne nën administrimin serbë.

 Nga: Kushtrim MALIQI

Preshevë, 27 janar/ AIK-Presheva Jonë

Përveq mediave elektronike (tv dhe radio) lajme të mira këtyre ditëve na dalin për Kosovën Lindore, se ditëve të ardhshme do të kemi katër gazeta e revista. Ka vite që kur shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës  kanë “vuajtur” për gazeta. Por  tash lajme të mira vijnë nga Lugina e Preshevës kur gati për cdo javë kur dilet me paralajmërime për botimin e asaj apo kësaj  gazete apo reviste… PERSPEKTIVA  (me drejtor Sevdail Hyseni)  NACIONALI (me drejtor Baki Rexhepi)  PRESHEVA INSIGHT (me drejtor  Driton Salihu) dhe ZËRI I MEDVEGJËS… janë këto gazeta  të cilat i kanë munguar shqiptarëve të Kosovës Lindore, pamvarësisht se në rajon kemi edhe dhjetë gazeta e revista tjera nga Kosova. Sdoqoftë shqiptarët e Luginës mezi presin  daljen e këtyre gazetave dhe me u « shkri »  së lexuari. Dhe Tash e tutje shtypi botëror nuk ka të “drejtë” të shkruaj për “terrin informativ” në Luginën e Preshevës edhe pse gazetat në Kosovë e Shqipëri bashkë me organizatat ndërkombëtare shpesh kritikojnë Serbinë për diskriminim të mediave  shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vise keto shqiptare ende nën administrimin serbë.

Dhe interesant sa herë paralajmërohej dalja  e këtyre gazetave, drejtorët e tyre shkruajnë se “…është kjo gazetë e parë dhe do të mbulojnë terrin infromativ…”.  Mbetemi me shpresë se këto gazeta të tash e tutje Luginën e Preshevës do ta bëjnë “bardh informativ” dhe më gazetarët shqiptarë e as ata të huaj nuk do të ken më mundësi të përdorin më fjalët “terr informativ” në Kosovën Lindore.

GAZET TONA QË JANË GJALLË E PRESIM TË NA LINDIN..

 -Kryetari i Komisionit për Media, Baki Rexhepi, duke elaboruar nevojën për një medium të shkruar, paska deklaruar “se bashkësia etnike shqiptare është e vetmja bashkësi, që nuk ka medium të shkuar”, dhe se ka lindur nevoja për formimin e gazetës javore në gjuhën shqipe. Sipas Rexhepit, gazeta në gjuhën shqipe themelues i së cilës do të jetë Këshilli Kombëtar Shqiptar, do të jetë javore dhe do të quhet “NACIONALI”.

-Projekti “PreshevaINSIGHT” është në përgatitje e sipër nga stafi i saj i prirë nga Dritoni “…gazetarëve, analistëve dhe shumë bashkëpuntorëve të saj, ku mes tjerash aty do të mund të jenë rubrikat: Politikë, Kolumne, Analiza, Opinione, Sport, Kulturë, Kronika e Zezë dhe Këndi i diasporës…”

-Me kënaqësi ju njoftojmë se Shoqata Kulturore Bamirëse “Medvegja Forum” dhe Grupi Letrar “Bafti Krasniqi”, nxorën numrin e parë të Revistës Informative dhe Kulturore “ZËRI I MEDVEGJËS”. Kjo është e vetmja revistë në gjuhën shqipe, e cila në tërësi i kushtohet Medvegjës dhe qytetarëve të saj. Revista ka një përmbajtje të pasur e cila përfshinë tematika të ndryshme në interes të lexuesit. Në veçanti, hapësirë e madhe i është dhënë çështjeve të cilat në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me Medvegjën…

Në fund do të kishim shtuar se për momentin shqiptarët e Luginës së Preshevës, hiq shtypin ditor nga Kosova,  kanë në dorë vetëm dy gazeta autoktone: “Perspektiva” dhe “Zëri i Medvegjës”  dhe mbetemi me shpresë se së shpejti se edhe ato dy tjerat të  paralajmëruara (NACIONALI dhe Presheva Insigh)  ta shofin dritën..


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni