Lugina e Preshevës nga sot edhe me një parti të re – RILINDJA DEMOKRATIKE

Koordinatori i kësaj partie të 7-të me radhë në Luginën e Preshvës,  dr.Ramiz Latifi  në konferencën e parë të shypit sot në Preshevë ka premtuar për ndryshime në favor të perspektivës së mirë për shqiptarët etnik e Kosovës Lindore, njofton Agjencia Infrmative Kombëtare “Presheva Jonë”

 

Kushtrim MALIQI

Preshevë,7 prill / AIK-Presheva Jonë 

Ramiz Latifi,koordinatorë i kësaj partie në fillim elaboroi arsyet e ardhjes deri te përfundimi i asaj se Luginës së Preshevës i është nevoitur një Rilindje Demokratike duke thënë se në Preshevë pas viteve 2000 e këtej është zbehur në masë të madhe kuptimi i mirëfilltë i fjalës demokraci,dhe që nga ajo kohë ajo fjalë ka marrur dimensione të shumta e asnjëher të asaj qfarë në të vërtetë duhet të përfaqësoj Demokracia, njofton Agjencia Infrmative Kombëtare “Presheva Jonë”

 

Deklaratën e Rilindjes Demokratike e lexoi Naser Nuredin, anëtar i ri i RD-së, sipas të cilitRilindja Demokratike” do të veproj në të gjitha sferat e mundshme të jetës me të cilat përballet qytetari duke u munduar që atij ti gjejmë një zgjidhje. Do të kontribuojmë në avancimin e të drejtave të shqipëtarëve duke u munduar që së bashku me gjithë faktorin politikë shqipëtarë në Luginë ti zgjidhim problemet edhe ashtu të grumbulluara të kësaj popullate. Do të punojmë në eleminimin e barrierave në lëvizjen e lirë të qytetarit,krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik për zbutjen e papunësisë e cila gjendet në gjendje alarmante…”

Në vazhdim duke folur ai për qëllimin dhe rolin e themelimit të patisë më të re në Luginën e preshvës nënvizoi se “Kontributi ynë do të prek dhe do të jap maksimumin e mundshëm edhe në arsimimin dhe avancimin e arsimimin të të gjitha niveleve,e posaqërishtë do të mundohemi të zgjidhim problemin e diplomave. Ne do të punojmë pa u ndalur edhe në fushën e shëndetësis primare e sekondare ku do të mundohemi ta zgjidhim qështjen e maternitetit,qështje kjo aq shumë e politizuar deri sot. etj

 

Drejtuesit e partisë së “RD” gjatë ketij takimi me gazetarë po ashut komentuan se organet e kësaj partie do të zgjidhen me një koncezus të ideve të shëndosha dhe progressive të cilat do ti kontribuojnë zhvillimit dhe kultivimit të vlerave të mirëfillta demokratike. Drejrtuesit e Partisë Demokaratike janë Dr.Ramiz Latifi, kyretar, pastaj Ecc.Naser Nuredini, Dr.Besim Abduli, Ecc.Burhan Emërllahu,Ars.Mustafë Hasani etj…


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni