Lugina e Preshevës ka hapur sot dyert e shkollave për 14.620 nxënës, për 500 më pak ?!

Kurse për herë të parë në bankat shkollore (dmth në kl e I-rë) ulen 720 fëmijë të cilët i pret Abetarja shqipe. Gjendja më shqetësuese është në shkollat shqipe në Medvegjë, ku siq kemi theksuar nga 700 nxënës sa kishte dikur kjo komunë shqiptare, sot aty janë vetem rreth 100 sish ?!  Rënia e numrit të nxënësve shqiptarë në sholllat fillore dhe të mesmae në Kosovën Lindore (për 520 sish) sidomos në Medvegjë dhe Tërnoc dëshmon politikën serbe të spastrimeve  etnike të cilit egzod po i ndihmon edhe papunësia dhe heqja e vizave, « Schengen ».

 

 

Sivjet Luginës së Preshevës i mungojnë 520 nxënës ?!

 

Lugina e Preshevës, 2 shtator

 

Komuna e Preshevës në 8 shkollat fillore dhe dy te mesme  nesër fillojnë mesimet  8.000  nxenës…Ku vetëm në shkollat e mesme në Presheve sivjet mësimet do t’i ndjekin mbi 2500 nxënës në shkollat, atë Teknike „Presheva“ (1500) dhe Gjimanzi „Skendrbeu“ (me 1030 nxënës.

 

Abdurrahman Zulfiu, drejtor i Gjimnazit SKENDREBU-Preshevë

 

« Sivjet, në vitin shkollor 20012/13 në Gjimnazin „SKENDERBU“ në bankat shkollore ulen  1030 (58 % femra) prej të cilëve 1000 shqiptarë dhe 30 serbë. Në ketë Gjimnaz janë të angazhuar rreth 100 mësimdhënës, pej të cilëve 2 janë doktor shkence dhe 3 magjistra, ndërsa tjerët profesorë… » ka pohuar sot drejtori i Gjimnazit « Skenderbeu » z.Abdurrahman Zulfiu,

 

EKIPI I GAZETARËVE “PRESHEVA JONË” NË PRAG TË VITI SHKOLLOR NË TERREN: MEDVEGJË, BUJANOC DHE PRESHEVË…

Kurse, Bujanoci sivjet startonë procesin mësimore me  6 mije nxënës, në gjashtë shkolla fillore dhe  një të  mesme « Sezai Surroi » me 1450 nxënës, ka deklaruar për agjencisë sonë z.Ilhami Ibrahimi Drejtor i Shkollës së Mesme „Sezai Surroi“ në Bujanoc.  Sipas z.Ibrahimi  shkolla e mesme në Bjanoc ka gjithsejt 1450 nxënës (76 % meshkujt dhe 34 femra)  me 100 mesimdhënës, ne mesin e tyre 5 magjistra.

Drejtori i Gjimnazit “Sezai Surroi”- Bujanoc, z. Ilhami Ibrahimi

 

Gjendja më shqetësuese madje edhe alarmante është në shkollat shqipe në Medvegjë, ku siq kemi theksuar nga 700 nxënës sa kishte dikur kjo komunë shqiptare, sot aty janë vetem rreth 100 sish ?!  Rënia e numrit të nxënsësve shqiptarë në sholllat fillore dhe të mesmae në Kosovën Lindore, sidomos në Medevegjë dhe Tërnoc dëshmon politikën serbe të spastrimeve  etnike të cilit egzod po i ndihmon edhe papunësia dhe heqja e vizave, « Schengen ».

 

Sivjet Luginës së Preshevës i mungojnë 520 nxënës ?!,  njofton agjencia informative kombëtare « Presheva Jonë »  duke ju referuar statistikave të vitit të kaluar, kur në keto tri komuna shqiptare ndjekin mësimet mbi 15 mijë  sish.

 

Situata më dramatike e arsimit në radhët e shqiptarëve është në Medvegjë, ku dikur atje kishte mbi 800 nmxënës, kurse sivjet atje mësimetsivjet  do t’i  ndjekin vetëm 100  shiptarë në dy shkollat  fillore (60 nxënës) dhe një të mesme me vetëm dy paralele me 40 nxënës ?!..“ thotë për agjencinë informative „Presheva Jonë“ z.Zijni Fejzullahu, kryetar i Komisonit për Arsim në KKSH.

 

Sipas z. Fjezullahu kjo erë e keqe e ka përfshirë edhe Tërnocin, ku në  vitin shkollor   2010/11 aty kishte 160 nxënës në  shkollën fillore, Kurse sivjet (2012/13) mezi se janë regjistrura 80 nxënës ?!…U pajtuam, nuk u pajtuam, ja ky është fait ynë. Cka, vendlindjen e ka lëshuar dikush me zor e dikush me qejf.. për të gjetur një jetë më lumtur qoftë në Kosovë apo perendim.

 

„Bashkë me politiken diskrminuese ndaj shqiptarëve etnik në Medvegjë por edhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës…ekzodin e ka provokuar dhe ndihmuar në një masë të madhe edhe papunësia si dhe liberalizimi i vizave,-Schengenit..“ thotë i shqetësuar veprimtari i shquar z.Rexhep Abazi, mësimdhënës.

 

Shkollat fillore në Luginë, sipas z.Zijni Zejnullahu nga komisioni arsimor i KKSH-së  „ Për 47 lëndë mësimore, cështja e teksteve është zgjidhur. Për teksten në gjuhën shqipe siq dihen sivjet ofrohen gratis nga  Shqipëria . Po ashtu  „Matematika“ nga autori Sejdi Bilalli me katër tekste,  bashkë me tekstet tjera nga shumë lëndë tashmë janë në diasponim, nër shërbim të nxënësve..“ Sipas bashkebisedueve tanë, ka ngecur puna e furnzimimit me tekstet, librat e historisë,  për shkaqe te njohura.. Serbia nuk leshon pe,  por as shqiptarët nuk leshojne pe..Pra,  secili përiqet ta vej historine e vete, coftë  e drejtë, apo e shtrembëruar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni