Luftën e UÇK-së e shihja ndryshe nga Sali Berisha!

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Fatos Klosi, i është kundërpërgjigjur zëdhënëses së kabinetit të kryeministrit Sali Berisha, njëherësh ministre e Integrimeve, Majlinda Bregut, në lidhje me akuzat për trafikim armësh.
“Lufta me ushtrinë serbe në Kosovë, nuk bëhej me llastiqe dhe unë kam bërë atë që më është dukur më e mira për kombin tim, shpesh, edhe duke u përplasur me shefat e mi. Nuk e di me se merrej zonja Bregu në atë kohë, se sa për shefin saj, e di mirë”, ka thënë Klosi.

Bregu në deklaratën e saj e ka akuzuar Klosin se ka qenë në ndjekje nga Sigurimi sekret shqiptar, për bashkëpunim me agjenci të huaja sekrete dhe për trafikun e armëve.

“Dua t’i ritheksoj zonjës Bregu, se shefi e ka futur në një hulli gënjeshtrash, që vetëm ai di t’i sajojë… Për sa i takon akuzës së trafikut të armëve, që unë paskam bërë, duhet t’i kujtoj zonjës Bregu se luftën për çlirimin e Kosovës unë e kam konsideruar dhe trajtuar në mënyrë shumë të ndryshme nga ç’e trajtoi shefi i saj”.

“Unë nuk i kam parë kurrë luftëtarët e UÇK-së si ‘marksistë të pandreqshëm’, por i kam konsideruar si djem e vajza, që po rrezikonin jetën për një kauzë, që duhet ta përkrahnim të gjithë shqiptarët”.

Lufta me ushtrinë serbe në Kosovë, nuk bëhej me llastiqe dhe unë kam bërë atë që më është dukur më e mira për kombin tim, shpesh, edhe duke u përplasur me shefat e mi. Nuk e di me se merrej zonja Bregu në atë kohë, se sa për shefin saj, e di mirë”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni