polalbllTë shtëna me armë zjarri kanë tronditur sot qytetin e Elbasanit. Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë gjatë një sulmi me armë.

Ora 22:05

Ka shkuar ne kater numri i viktimave ne masakren e Elbasanit. Keshtu burime nga vendngjarja konfirmojne se ata janë Agron Çapja, vellai i Sokol Capjes, Florenc Çapja, nuipi i tij dhe dy miqte, Bledar Muça dhe Eno Bedalli.

Ora: 21:53
Kane mberritur ne Spitalin e Traumes te plagosurit e pare te derguar me urgjence drejt Tiranes. Janë gjashtë persona të plagosur rende ne Masakren e Elbasanit, tre prej te cileve kane mberritur ne Tirane.

Ora 21:00

Disa persona të armatosur kanë qëlluar me kallashnikov në një lokal në lagjen periferike të Krastës dhe janë larguar me shpejtësi.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se personat e armatosur ishin maskuar me uniforma të Policisë.

Policia ka rrethuar zonën dhe është përfshirë në aksion për kapjen e agresorëve. Një helikopter eshte nisur nga Tirana dhe do të marrë të plagosurit që janë në gjendje të rëndë. Drejt Elbasanit eshte nisur edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

* * * *
Edhe pse nga policia nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht emrat e personave të vrarë dhe të plagosur në ngjarjen e ndodhur në mbrëmje pranë stadiumit të Elbasanit, burime bëjnë të ditur se ata janë Agron Çapja, pronar i Hotel Univers, djali i tij Artin Çapja, si dhe një person i tretë me mbiemrin Muçaj.

Aktualisht spitali i Elbasanit është i mbipopulluar nga familjarët e personave të plagosur, ndërkohë që mësohet se autorët kanë lënë kallashët në vendngjarje dhe janë larguar me shpejtësi.

Raportohet se ata kane perdorur uniforma te rreme policie.

Numri i te plagosurve ka shkuar ne 11 persona, nderkohe qe ne stadiumin e Elbasanit eshte ulur nje helikopter i ushtrise, per te bere te mundur transportimin e te plagosurve.

* * * *
Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm të armatosur të ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në zonën periferike të Krastës, ku një grup personash kanë hapur zjarr me kallashnikov.

Mësohet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bllokuar qarkullimin përgjatë gjithë aksit Elbasan-Librazhd. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka urdhëruar dërgimin e forcave speciale drejt Elbasanit.

Ndërkohë, të plagosurit janë nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Nga hetimet paraprake të uniformave blu dyshohet që ngjarja të jetë një larje hesapesh mes bandave rivale.

SHPËRNDAJE