Prishtinë, 16 janar – Më 19 shkurt të vitit të kaluar, Majlinda Kelmendi ishte takuar me japonezen Yuka Nishida në finale të turneut “Grand Prix”, të mbajtur në Duesseldorf të Gjermanisë. Nishida, që është xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri 52 kilogramë, e kishte mposhtur Kelmendin pa vështirësi të mëdha, me “Ippon” pas 3:19 minutave luftë. Kelmendi doli përballë Nishidas edhe të shtunën në çerekfinale të turneut “World Masters”, që u mbajt në Almaty të Kazakistanit. Nishida fitoi sërish, por këtë herë shumë më vështirë se para një viti në Duesseldorf. Ajo fitoi pas kohës së rregullt prej pesë minutave dhe kjo vetëm falë një dënimi për pasivitet që mori Kelmendi. Luftërat e tjera Nishida i fitoi pa ndonjë vështirësi dhe në Almaty vazhdoi dominimin në kategorinë deri 52 kg

SHPËRNDAJE