Luan Krasniqi: presim Fitore për tu përballur me Klichkon

Boksieri Kosovarë me famë botërore junikasi Luan Krasniqi në intervistën ekskluzive  për AIK “Presheva Jonë” ka treguar se çka e pret pas ndeshjes së 26 shkurtit kundër amerikanit Johnathon Banks. Ai shprehet se karrierën e tij të suksesshne dèshiron ta mbyll me fitore si kampion botëror.
Kushtrim MALIQI

Berlin, 13 janar AIK-Presheva Jonë

Në pyetjen se si ndihet nga fakti se mbron ngjyrat e shtetit Gjermanë njëherit përfaqëson sportin Shqipëtarë në botë Luani shprehet “Është mburrje dhe krenari për mua që përfaqësoj shtetin i cili më ka mundësuar të jam ky që jam në sport, por njëkohësisht jam tejet i  lumtur që  me sukses kam përfaqësuar edhe sportin e trevave shqiptare.Mua më gëzon pa masë fakti se kam adhurues në të gjitha meridianet. Këto më bëjnë tejet të lumtur dhe më nxitin të arrij në majet edhe më të larta të sportit tim.”

Se cila është rëndësia e ndeshjes së 26 shkurtit Krasniqi përgjigjet “Ky do të jetë një duel kuliafikues i cili i mundëson fituesit të luftojë për titullin e kampionit botëror, dëshirë kjo e imja e kahershme. Natyrisht që jam duke u përgatitur intensivisht sepse kam punë me një kundërshtar të fortë Johnathon Banks. Jamë optimist dhe me këtë optimizëm e pres takimin e ardhshëm.”

“Unë, kur ngjitem në ring, jam i liruar nga çdo ngarkesë. Kënaqësi e veçantë është brohoritja dhe entusiazmi i shikuesëve të cilët, si të thuash, bëjnë luftë të përbashkët me mua, më japin mbështetje dhe i gëzohen pa masë sukseseve të mia. I shumtë është numri i atyre që poashtu në këtë luftim bashklangjiten duke vështruar meqin pran ekraneve televizive. U jamë mirënjohës të gjithëve dhe e ndiej vehten keq kur u sjelli shqetësime dhe nuk përmbushen ndonjëherë pritjet e tyre.” ka përfunduar Luan Krasniqi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni