Luan Krasniqi i rikthehet ringut për titullin Kampion Bote




AIK Presheva Jone/D.W.

Në një duel kundër boksierit nga SHBA-ja Johnathon Banks, Krasniqi do të ketë shansin e tij të fundit në botën e boksit.

 

 

Boksieri i peshës së rëndë Luan Krasniqi  do të rikthehet përsëri në ring për titullin “Kampion bote”. Ai do të shfrytëzojë shansin e tij të fundit në një duel kundër boksierit nga SHBA-ja Johnathon Banks. “Unë jam i lumtur që më jepet kjo mundësi”, tha ai para gazetarëve ditën e martë në Ludvigsburg. Unë kthehem në ring tani për shkak se kam shans për titullin kampion botë tha më tej 39 vjeçari, ish kampion boksi në Evropë. Fituesi që del nga ky duel që zhvillohet më 26 shkurt 2011 në arenën e Ludvigsburgut do të ndeshet më pas me një nga vëllezërit Klitschko për titullin e kampionit të botës.

Krasniqi pati pësuar tre humbje  të rënda më parë, por kësaj radhe ai u shpreh optimist: “Unë i kam kaluar të gjitha ngritjet dhe uljet në sportin tim”, ku indirekt vuri në pah edhe KO që pësoi kundër boksierëve Lamon Brewster, Tony Thomspon dhe Alexander Dimitrenko.”Unë dua të arrij atë që nuk e arrita kundër Brewster”, tha më tej Krasniqi. “Kam respekt për kundërshtarin tim serioz të radhës Johnathon”, tha ai.

Për herë të parë Krasniqi do të ushtrohet me trainerin Hans-Jürgen Witte.”Nuk ishte ide e mirë ajo, që të më zgjedhë mua për rikthimin e tij në ring, pasi unë jam në rrugën drejt ngjitjes”, tha i sigurtë amerikani 28 vjeçar Banks nga Detroiti.  


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni