LUANI : Edhe gjermanët e kanë ditur se gjatë tërë karrierës sime në ring kam luftuar për Kosovë dhe kombin tim

Nga Intervista e fundit   e Luan Krasniqit, boksierin tonë nga Juniku me renome botërore dhënë  agjencisë  informative kombëtare “Presheva Jonë”

Luani, boksieri yne nga sot i jep fund karrierës së boksit..Luani tërhiqet si luani,  ngadal i qetë, kokën lartë, si burr, pas një sër luftash, qindra mecesh, pas shumë suksesesh e fitoresh ne ringjet e metropoloeve botërore, ku pas vete krahas flamurit gjerman vazhdimisht kishte ate të Kosovës, shqiptarëve. Nga boksat e Luan Krasnqit Kosova dhe shqiptarët u bënë edhe më të njohur në arenën ndërkombëtare mu në kohën kur Kosovës ju desht një imazh i mirë me nje burrë të mirë…e ky isHte LUANI ynë që bëri ket mision kombëtar me plotë përkushtim, ai ishte më shumë se boksier, ishte edhe lobues si një burrë shteti, por pa mikrofon, me dy grushta dhe dhjetë gishtrinj, herë herë me gjak në ring, me vetull  e buzë të shkyer…vetëm e vetëm, për Kosovën e për kombin  dhe i qoftë hallall Kosovës sime…siq shprehet Luan Krasniqi për agjencinë “Presheva Jonë”

 

Berlin, 29 dhjetor/ AIK-Presheva Jone

 

“Edhe gjermanët e kanë ditur se gjatë tërë karrierës sime në ring kam luftuar për Kosovë dhe kombin tim..” ka deklaruar Luan Krasniqi  në intervistën e fundit për një medium shqiptarë dhënë  gazetarit Veton M. (në foto lart me Luanin) agjencise informative kombëtare  “Presheva Jone” para se t’i thotë lamtmirë karrirës së tij në Boks. « Preshevën e kam në zemër si çdo pëllëmbë toke  tjetër shqiptare », ka dekalruar ylli i boksit shqiptar me renome ndërkombëtare, të clin në cdo ndeshje e kanë shoqëruar pos flamurit gjemrna, atij shqiptare edhe  publiku shqiptare nga Kosva, Shqipëria, Maqednia, Lugina e Preshevës…të cilet z.Krasniqi falenderon dhe përshëndet nga zemra për përkrahje.

 

 

LUAN KRASNQI ASNJËHERE NE SALLË TË RINGUT S’KA QENE I VETEM, GJITHNJË I SHOQËRUAR POS FLAMURIT TË KOSOVËS (DARDANISË) DHE ATIJ KOMBËTAR EDHE NGA PUBLIKU SHQIPTARË NGA KOSOVA, SHQIPËRIA, LUGINA E PRESHEVËS…

Ai më pas u bë kampion i Evropës. Në Olimpiadën e Atlantas arriti deri në gjysmëfinale. Aty, Krasniqi e ka takuar legjendën e boksit, Muhammad Ali në Fshatin Olimpik. “Unë jam nga Gjermania dhe jam kampion”, i kishte thënë boksieri kosovarë. “Atëherë le të fillojmë të boksojmë”, i ishte përgjigjur Ali, ndërsa ata kishin boksuar pa dorëza për qejf. Krasniqi e kishte vendosur legjendën amerikane në karrige, e kishte përqafuar dhe kishte qarë nga gëzimi që e kishte takuar. Në dhomën e vet Luan Krasniqi e mban ende foton me Muhamed Ali Klej, legjndën e gjallë të boksit botëror.

 

Boksieri ynë mirënjohur në arenën botërore Luan Krasniqi pak ditë para se t’i thotë lamtumirë dorëzave  kuq e zi, tërheqjen  e tij nga karriera e tij e kishte paralajmeruar edhe gjatë intrvistës së fundit në një medium shqiptra për agjencinë « Presheva Jonë ». Boksieri junikas Luan Krasniqi nga 34 meçe si profesionist, ka fituar 30 (14 me KNOCK-OUT), ndërsa ka tri humbje dhe një barazim.

 

Luan Krasniqi ka lindur në vitin 1971, më i riu nga tetë fëmijët e familjes Krasniqi, ishte lindur në Junik të Kosovës. Babai i tij, Salihu përkundër shqetësimeve për të birin e tij ai e kishe bërë zemrën guri dhe e kishte liruar Luanin te merrej me boks, me këtë sport të rrezikshëm, duke pohuar se „pasi e ka emrin Luan, kam besim tek ai se do t’i bëjë ballë çdo sfide..junikasit si luanët kurrë nuk janë dorëzuar“ Në vitin 1987 familja Krasniqi u transferua në Gjermani. Nga ajo kohë, Gjermania u bë shtëpia e dyte e Luanit. Ai vijoi shkollën, ndërsa më pas u morë me boks, ku u regjistrua në ekipin Rottweil. Në fillim nuk dukej se ai do të mund të bënte bujë, por trajneri Theo Kerekesch besonte gjithmonë tek ai.

Meçi i tij i fundit ishte dy vjet më parë, përkatësisht në nëntorin e vitit 2008, kur humbi nga ukrainasi Alexander Dimitrenko. 39 vjeçari planifikonte t’i rikthehej ringut në fund te vitit të kaluar, por një lëndim i këmbës ia mohoi një gjë të tillë.

 

« Nuk mund ta përfundoj karrierën pas një humbjeje..”, ka thënë Krasniqi për “Presheva Jone” due phuar se « meci i ardhshëm më duket se do të jetë i fundit në karrirën time.. » Deri tash ai kishte 35 meçe profesioniste, prej tyre 30 fitore. Ai nuk i harron humbjet, veçmas atë nga polaku Przemyslaw Saleta në vitin 2002, për të cilën thotë se, edhe pse e humbi, ishte lufta më e madhe në jetën e tij. Tash Luani, siç thotë ai,të shkuara e të harrura, ju është rikthyer boksit dhe së shpejti do ta shofim në ring me kundërshtarët e tij me emër botëror. Për, karrierën e tij në boks, për jetën dhe për Kosovën dhe Preshevën boksieri ynë i njohur Luan Krasniqi përmes një interviste ekskluzive flet për agjencine tonë.

 

 

 

 

 

 

 

KRASNIQI: EDHE GJERMANËT E KANË DITUR SE  ME ZEMËR DHE KËTA DHJETË GISHTRINJ KAM LUFTUAR NË RING PËR KOSOVËN DHE KOMBIN TIM

 

Presheva Jone: z. Krasniqi kur dhe kush për herë të parë e zbuloi talentin tuaj për boks apo si ju lindi ideja të merren me box. Sikur t’ mos e kishin emrin Luan a do të merreshit me box, që ndoshta nuk do ta koritni emrin apo ta justifikoni atë ?

 

LUAN KRASNIQI: Fillimisht ju falënderoj për këtë bisedë dhe ju përgëzoj për punën që bëni për Preshevën, Kosovën dhe mbarë shqiptarinë. Ndërkaq, angazhimi im në sportin e boksit mbështetjen e ka në talentin dhe forcën që më dhuroi Zoti, kurse vëllau im Agimi, që studioi kulturën fizike, më inspiroi që këtë sport ta kem jo vetëm hobi por pjesë të jetës time. Karierën e fillova në Klubin e boksit në Rottweil në Gjermani. Më është dashur të bëjë punë e angazhim intensiv për të arritur këtu ku jam.

 

Presheva Jone:  Luan, viteve të fundit keni qenë ndonëse nën ngjyrat e flamurit Gjerman, ambasadori më i denjë i boksit, sportit për shqiptarët kudo që janë,çdo do të thotë kjo për një kampion Evropë. C’farë do të thotë kjo për ju ?

 

LUAN KRASNIQI: Është mburrje dhe krenari për mua që përfaqësoj shtetin i cili më ka mundësuar të jam ky që jam në sport, por njëkohësisht jam tejet i lumtur që me sukses kam përfaqësuar edhe sportin e trevave shqiptare. Mua më gëzon pa masë fakti se kam adhurues në të gjitha meridianët. Këto më bëjnë tejet të lumtur dhe më nxitin të arrij në majat edhe më të larta të sportit tim.

 

Presheva Jone:  Luan, gjithë shqiptarët kudo që janë kur ngjitesh në ring janë me ty dhe kanë ndjenjën e të qenurit aty pran teje, cili është presioni me të cilin ngarkohet një boksier në ring?

 

LUAN KRASNIQI: Unë, kur ngjitem në ring, jam i liruar nga çdo ngarkesë. Kënaqësi e veçantë është brohoritja dhe entuziazëm i shikuesve të cilët, si të thuash, bëjnë luftë të përbashkët me mua, më japin mbështetje dhe i gëzohen pa masë sukseseve të mia. I shumtë është numri i atyre që poashtu në këtë luftim bashkangjiten duke vështruar meçin pran ekraneve televizive. U jam mirënjohës të gjithëve dhe e ndiej veten keq kur u sjelli shqetësime dhe nuk përmbushen ndonjëherë pritjet e tyre.  Edhe gjermanët e kanë ditur se gjatë tërë karrirës sime kam « luftuar » me zemër dhe dhjetë gishterinj për Kosovë dhe kombin tim.

 

 

KRASNIQI: PRESHEVËN E KAM NË ZEMËR SI CDO PËLLËMBË TOKE TJETËR SHQIPTARE !

 

Presheva Jone:  Krasniqi, ndeshja me Lamon Brewster ende mbahet mend si një nga duelet më të forta i cili të takonte ty, si u bë puna që u dorëzove, Luani s’ ishte kësaj radhe luan ?

 

LUAN KRASNIQI: Në sport është çdo gjë e mundur. Edhe disfata është pjesë e jetës së sportistit. Përkundër dëshirës, njeriu nganjëherë ndodhë të mos e realizoj synimin.

 

Presheva Jone: Dhe për fund z.Krasniqi e dimi se sporti nuk është politikë e as politika sport. Megjithatë, ju si shqiptarë dhe patriot sigurisht i ndjekni zhvillimet politike në vendin tonë. Sikur rreth zgjedhjeve te dobëta ashtu edhe me kaosin politik dhe tash së fundi me raportin e Dick Marty duket se imazhi i Kosovës nuk është sikur dikur në kohën e Rugovës. Ju si e shihni sot Kosovën a është në rrugë të mbarë apo ne nuk jemi në rrugë të mbarë për ta drejtuar atë ?

 

LUAN KRASNIQI: Kosova megjithatë ka arritur përparime, është e lirë dhe e pavarur dhe tashti, varet nga ne se si do të përparoj e zhvillohet mëtej. Bota, Kosovën dëshiron ta sheh të përparuar dhe të integruar në mekanizmat ndërkombëtarë, prandaj ka investuar dhe investon energji e mjete materiale. Çdo fillim është i vështirë, ndonëse është e arsyeshme të presim më shumë. Kthim prapa nuk mund të ketë, Kosova, përkundër vështirësive dhe problemeve, një ditë do të jetë ajo që e dëshirojmë të gjithë, shtet modern dhe me demokraci të zhvilluar. Të lumtë ata që në historinë e saj regjistrohen për angazhim pozitiv.

 

Presheva Jonë: Sikur se në gjitha trojet shqipëtare që jeni i dashur edhe në Kosovën Lindore gëzoni një përkrahje të jashtë zakonshme. Për t’ja “paguar” këtë rrespekt e simpati ndaj jush, ju i mbeteni borxh atyre që në të ardhmen të boksoni apo fundja ta vizitoni Presheven ?

 

LUAN KRASNIQI: Nga Lugina e Preshevës, kamë shumë shokë e miqë që i çmoj e i respektoj. Takimeve me ta u gëzohem kurdoherë. Preshevën po a htu e kamë në zemër si çdo pëllëmbë toke tjetër shqiptare. Jeta esht e gjatë dhe besoj se edhe në Preshevë, në Kosovën Lindore do të bëhet mirë një ditë dhe pse të mos jemi unë në mesin e vëllezërve dhe motrave të mia atje qoftë për festa apo për boksim.

************************************************

 

JA EDHE NKOMENTET E JUAJA:

——————————————–

 

 

· · Partager · Il y a environ une heure ·
  • 270 personnes aiment ça.
  • 11 partages
    • ‘Besart E. Daci bravost’kofttt

      Il y a environ une heure · · 11
    • Sadat Ninajun uk di njeri ne bot qe ka nje nenshtetshi te huaj dhe thot qe kam luftuar per vend lindje.

      Il y a environ une heure ·
    • Beni Gashite lumt besart qashty asht

      Il y a environ une heure ·
    • Valdrin Murati e pse as 1her ne jeten tande sja bane 1 vizit federates se boksit te k. (ose skam njohuri un)
      po lej kto rrena

      Il y a environ une heure · · 1
    • Tzimako Kosovarirroft luani . Ne urra te madhe per boksierin shqiptar.

      Il y a environ une heure ·
    • Naser KrasniqiHahaha, e paska ndërmend me u kandidue për naj post në Kosovë/

      Il y a environ une heure · · 3
    • Teo Markopo me flamurin gjerman ne supe!

      Il y a environ une heure ·
    • Leotrim MorinaJo nuk osht rren ,,,qaq dini ju qaq folni nuk ju zen kerkush per te madhe ,po qysh ai me boksu per Kosoven ,ku kurr nuk kish arrit me Kosoven sa ka arrit me Gjermanin.

      Il y a environ une heure ·
    • Caarlos AlabanosO krejt shqiptart e din ma mire se qka ka mendu ky. Ne nuk na ka zbulu hala askush se njerzit me te menqur te cilet te gjitha i dim dhe nuk kem nevoje kurre te ndegjojm apo mesojm je me Shqipetaret. Te lumt o Luan edhe nese nuk ke than ti secili e ka dite se Krasniqi eshte Shqipetare. Na ke zbardh ftyren ne Boxin nderkombtar dhe shpresoj se ket sa ma shume Luana e sic po mendojn do ketu me mire mu rreh per 20 euro ne muaj per klubin Prishtina apo per gazha marramendese e mos ja filloni tash ju me patriotizmin se ma patriot se une nuk jeni po patriotizmi nuk po te ushqen edhe sa shtepin e te varferve ka ndihmu ky ne Kosove por ju i dini te gjitha bilem e dini ma mire se qka ka mendu ky. Hallall

      Il y a environ une heure · · 1
    • Korcari Flokgjatdhe pastaj ?????? ke ze meraku ????????

      Il y a environ une heure ·
    • Shkodrani Lyongjith rrefugjat kemi ik me ndihmu shqiprin edhe veten ton ja qifsha ropt e sales kurv qe ka mndjen veq me vjell

      Il y a environ une heure · · 4
    • Aleksander LimajLUΑΝ ΚRΑSΝΙQΙ Ε ΝDΕRΘΙ SΗQΙΡΕRΙΝ.Ε JΘ ΡΙRΟ DΗΙΜΑ QΕ ΜΘΗΘΙ ΚUQΕΖΙΝJΤ.

      Il y a environ une heure ·
    • Moxi MuliqiHec bre po kujt po i shet pallavra ti :@ ti vet ke shkru per gazeta qe nuk e ndi veten shqiptar e ndi veten gjerman :@ turp duhet te te vi ty dhe atyre qe per pak fam e harrojn ATDHEUN e vet :@:@:@

      Il y a environ une heure · · 2
    • Ekrem AbdullahuHajt se nuk e ke ba namin.

      Il y a environ une heure ·
    • Il y a environ une heure · · 3
    • Petrit Vokshiyll aështë osht ky

      Il y a 48 minutes · · 1
    • ALbbi Raushiqrren koft more luan krasniqi , sa her ke luftu ne ringjetu tua ke pasur flamur gjerman po thuaj se pak e hiq shqiptare

      Il y a 48 minutes ·
    • Fatmir ParduziE ka mbajt flamurin e Dardanise shiqoni videot de do ta shihni

      Il y a 46 minutes ·
    • Z Irdi BondMir o burri i mir kosovar se na knaqe. t elumte

      Il y a 45 minutes · · 2
    • Xhina Ginnake luftu per kanun lek

      Il y a 45 minutes ·
    • Gazmen Hakaje vertete se nji here ja hodhen flamurin kuq e zi dhe e la te bie ne toke ai nuk oshte njeri fare por e madhja as gjermanet nuk e duan eshte njeri i pa vlere

      Il y a 36 minutes · · 2
    • Avni BytyqiAmo ti nuk e the ket esniher me gojen tende.

      Il y a 25 minutes ·
    • Jeton LumaKrenohemi me ju 😛

      Il y a 15 minutes ·
    • Astro Musavalla more luan krasniqi je ka rren si qeni langov

      Il y a 11 minutes ·
    • Ahmet Hajdariune jam nje njeri qe i kam ndjekur dhe i ndjek te gjith boxate te gjitha peshave ,kam respekt te madh per luan krasniqin ishte nje boxier teknik dhe i pakundershtueshem per taktiken e tije,por nje gje se kam pelqye dhe se pelqej kurre nuk e perfundoj nje meq se pate frike se mos te bish kao dhe thoshte ich kannn nicht mehr do me then une nuk mundem ma si thot nje box qe ka respektin ma te madh gjermania per ket njeri une smundem ma njeriu kur futet ne ring duhet edhe kao me ra po me luftue per karrier,ka ba boll na ka qen si nje ambasador per popullin shqipetar,por flamurin shqipetar mos te thon kush e ka mbajt ne ring se seshte e vertet vec nje her e ka marre ne dore para 3 raundeve pa e mbarue karrieren ska problem ka pas pasaporten gjermanit,shih kreshnik gjata si del me flamur shqiptar e ndricon vendin shih kik boksat si dalin me flamur shqipetar me pas lezet i ndjeri besim kabashi kishte lezet si nje burre dheu shqipetar i vertet qofte dheu i leht per ate njeri ,ishalla luan krasniqi e merr ne dore nje federat boxi me ju ber te pakten trenig shqiptarve ,tani e ka mbushur moshen njeriu uhet ta oje jeten familjen femijen mire e ka ka ber boll eshte i respektuar

      Il y a 11 minutes ·
    • Sura Dullo o luan krasniqi ti nuk ke luftuar per kosoven por per flamurin gjerman ke luftuar tash je dorzuar e na thua ketu kam luftuar gjith per kosoven rren eshte kjo
    • O LUAN TRIMI, LUAN KRASNIQI, KETA QE KANE SHKRUAR QENKAN NJA 30 a 40 VETA…POR KOSOVA AS SHQIPTARIA  S’KA 40 SHQIPTARË…DMTH NGA TOKAT SHQIPTARE JANE VETEM 40 SHIPCA KUNDER TEJE NDERSA 15.999.9940 ME JUVE..TE LUMTE…MOS TA NDIEJN QENT LEHIN HAM HAM, HAAAM… E KARAVANI  ECËN…

3 Komente

  1. valboni, December 29, 2011:

    hahahahahaaa jo kush ne fund jo hhahahaahahahaha

  2. Emri, December 30, 2011:

    shum e Comente te femijeve pi ipni, qka ju ha palla se per kend ka Luftu,shkurte ka Luftu per vehte e Tani per Shqipe se gjithe Bota e dine se ka qen dhe do te jet Shqipetare, i Lumte, kemi qen Krenar kur ka fituar sepse gjak shqipetari, nuk ka rendesi se ku lufton dhe ku jeton,po te kish jetu ne Kosove nuk kishte me mbrri aq, prandaj duhet me u mburr edhe me Gjermanin qe ja dha mundesite nje Shqipetari,po si doqofte Shqipetarte din me dhan te vetin, kurr nuk e perkrahin, hallall te qofte Luan Krasniqi je nje Burre i vertete,se gjith keta qe te te kritikojn vetem pse nuk ja ke dhan Parat ketyre far Rrugaqeve.

  3. florini, January 10, 2012:

    Luani pamarr parasysh ishte dhe mbetet nje legjend per kombin e leni ato muhabete jo ka than qe jam gjerman etjetj.Luani eshte nje yll i boksit shqiptar dhe shpresojm se prap do te na del nje sportist i till qe te na knaq ne te ardhmen T lumt Lan

Komentoni