Që nga themelimi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane(1989)me përpjekjet e Kongresistit Arbëresh Joe Dio Guardi ka punuar në kontinuitet në rrugët politiko-kombëtare,gjithnjë në bashkëpunim me udhëheqësit e Popër litikës së Jashtme në Kongresin Amerikan për kauzën e drejtë kombëtare shqiptare në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Me këto konstatime të rrjedhave politike dhe historike të Diasporës Shqiptare në Amerikë e nisin bashkërenditjen e aktivitetit të përbashkët LQSHA-ja dhe SHSHA-ja (Nju Jork-Çikago).

Skender KARAQICA

Nëpër këto vite thuhet në programin kombëtar,Amerika u bë dritëshpresa për kombin shqiptar që më se një shekull luftoj në kërkim të lirisë,të demokracisë dhe të mëvetësisë nga shtypja e rëndë e aparatit shtetërorë serb të Beogradit.Me duart e tij Dio Guardi për Kongresin dhe institucionet tjera relevante në Senat dhe në qarqet e politikës së jashtme Amerikane ua afroj programin me të dhënat historike,politike dhe të ngjarjeve aktuale të kohës,për të ndalur marshimin e skenarëve të gjenocidit shumëherë të përgjakur rrugëve shqiptare të Kosovës nga diktatori Millosheviç,tevona për të nisur fushatën e NATO-s  për të paditur dhe ekstraduar në Gjykatën e Hagës për Krime të Luftës dhe për të biseduar me admnistratën e Presidentit Bush që të njohë Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Tutje,në kuadër të këtij bashkëpunimi thuhet se gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë bashkarisht(shqiptaro-amerikanët)përkitazi me kauzën shqiptare në Ballkan ka të bëjë që Kosovën të bëjmë vërtet shtet të pavarur dhe demokratik,me thekse aktuale sot,për lirinë politike dhe të zhvillimit ekonomik për popullin shqiptar në Europën Juglindore,që si thuhet në këtë aktivitet të bashkërenditur,pa të cilën nuk do të ketë paqe dhe stabilitet të qendrueshëm në rajon.Asociacioinet politiko-kombëtare LQSHA-së,thekson nevojën e angazhimit të mëtejmë për senzibilizimin e çështjes shqiptare në Maqedoni për barazi të plotë dhe vetëvendosje si dhe në Mal të Zi,Preshevë dhe Çamëri.

Për aktualitetin politik shqiptar në Ballkan,këto dy asociacione shqiptaro-amerikane janë duke përgatitur Rezolutën Politike që do të dërgohet Kongresit Amerikan në Uashington,për trajtim të mëtejmë të çështjes shqiptare që ende ka mbetur pezull e orëve të politikës të dorës së shtrënguar jashtë kapertinave kushtetuese në Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë dhe Çamëri.Populli shqiptar sot e ka afër miqësinë e shtetit amerikan,prandaj klasa politike duhen të kordinojnë aktivitetet poltike dhe në rrugën e mëtejme të shtendërtimit dhe të programeve për liri,barazi,kaheve demokratike të marrin model se si shteti amerikan funksionon me tërë organizmin e vetë për popullin amerikan dhe populli për shtetin e tyre(duke aluduar në mendimin e presidentit Kenedi),kështu thuhet në fund të programit të bashkëpunimit në mes të LQSHA-së dhe të asociacionit të SHSHA-së në Çikago,që u bënë thirrje të gjitha asociacioneve të SHSHA-ve në Amerikë për bashkërenditje të aktivitetit pranë LQSHA-së në Nju Jork.

SHPËRNDAJE