“BE-së ia bëjmë me dije se ndarja e Kosovës nuk do të bëhet në Mitrovicë, por në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë dhe do përfundojë në Shkup e Manastir. Shqiptarët synojnë bashkimin kombëtar në një territor të vetëm, siç ishte e paraparë me Programin e Lidhjes së Prizrenit, ku përfshiheshin të gjitha territoret e Shqipërisë Natyrale”, përfundin kjo komunikatë e Kryesisë së LPK-së.

Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) në mbledhjen e saj të radhës të mbajtur në Shkup (!), ku ishin të pranishëm edhe drejtues të degës nga diaspora,  ka analizuar zhvillimet më të reja politike në Kosovë dhe rajon dhe ka ngritur shqetësimin e saj për rrezikun që po i kanoset Kosovës.

Tendencën e disa qarqeve të caktuara antishqiptare për t’i mbështetur synimet e shprehura hapur të Beogradit për ndarjen e Kosovës, LPK e konsideron tejet të rrezikshme dhe paralajmëron se kjo mund të nxis një gjakderdhje të re, thuhet në komunikatën për medie të LPK-së.

Shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre, si në Veri të Kosovës ashtu edhe në Luginën e Preshevës dhe LPK nuk pranon asnjë shkëmbim të territoreve me Serbinë, por kërkon shkëputjen e Luginës së Preshevës nga Serbia dhe bashkimin e saj me Kosovën.

Kjo lëvizje ia bën me dije BE-së se populli shqiptar nuk pranon asnjë pazar me tokat  shqiptare.

“I bëjmë thirrje popullit shqiptar të reagojë ndaj këtij rreziku që po i kanoset tokave shqiptare, ngjashëm me konferencat famëkëqija të viteve 1913 – 1914, kur Shqipërisë iu morën më shumë se gjysma e territoreve të saj dhe iu dhanë Mbretërisë serbe e Greqisë. Në vend që BE-ja t’i përmirësojë gabimet e para një shekulli, të bëra në kurriz të shqiptarëve, edhe sot prapë po viktimizon territore shqiptare për t’i kënaqur orekset e Serbisë dhe Rusisë”, thotë LPK-ja.

Kjo lëvizje u bën thirrje krerëve të institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës e Shqipërisë që të shfrytëzojnë pushtetin e tyre dhe autoritetin e tyre tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizatat vendimmarrëse ndërkombëtare që ta pengojnë copëtimin e tokave shqiptare.

SHPËRNDAJE