LPD konsideron se praktikat e drejtësisë politike dhe selektive serbe, nuk janë në shërbim të zgjidhjes së statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët në mënyrë sistematike diskriminohen nga pushteti aktual i Beogradit, ka deklaruar drejtuesi i LPD-se y.Jonuz Mulsiu permes nej deklerate ne prag te fillimit te negociatve te reja mes Prishtines dhe Beogradit, njofton agjecia informative “Presheva  Jone”

 

Bujanoc,  17  gusht

 

 

 

Me rastin e përgatitjeve për bisedime të reja negociatore mes Prishtinës dhe Beogradit,  Lëvizja e Progresit Demokratik nxjerr këtë:

 

 

DEKLARATË POLITIKE

 

 

Lëvizja e Progresit Demokratik e konsideron të domosdoshme dhe të pashmangshme pjesëmarrjen e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në bisedimet e reja shqiptaro-serbe, të cilat do të ngrihen në nivele të larta dhe se nuk do të përjashtohen në këto procese bisedimet për çështje politike, për veç atyre teknike.

 

LPD konsideron se praktikat e drejtësisë politike dhe selektive serbe, nuk janë në shërbim të zgjidhjes së statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët në mënyrë sistematike diskriminohen nga pushteti aktual i Beogradit.

 

Duke e pasur parasysh gjendjen e tanishme shqetësuese të sigurisë dhe politike, me prirje përkeqësimi të mëtutjeshëm Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga faktorët relevantë ndërkombëtarë – NATO, OSBE-së dhe BE, Këshilli i Europës dhe garantuesit ndërkombëtarë të Marrëveshjes Paqësore të Konculit në vitin 2001:

 

–         që të nxisin dhe të ndërmjetësojnë mes Prishtinës dhe Beogradit për pjesëmarrje në bisedime të përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për ta shqyrtuar ecurinë e procesit të deritanishëm, për ta parandaluar përkeqësimin e situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, si dhe për ta rikonfiguruar një Marrëveshje politiko-juridike konform qëndrimeve të paraqitura në Marrëveshjen e Konçulit dhe kërkesave të paraqitura në Platformën politike të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të 14 janar të vitit 2006, e cila do të rezultonte me një stabilitet afatgjatë politik dhe ekonomik në rajon.

 

LPD përkrah proceset biseduese në të cilat domosdoshmërisht do të shtrohen problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e këtij rajoni, duke përfshirë:

 

– statusin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës,

– integrimin e plotë i ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, në jetën politike dhe ekonomike të vendit,

– çmilitarizimin e rajonit,

– kthimin e qëndrueshëm  të të zhvendosurve,

– kompnzimin e dëmeve të luftës

– integrimin proporcional të shqiptarëve në strukturat politike, ekonomike dhe civile të vendit,

– forcimin e institucioneve dhe përmirësimi i qeverisjes lokale;

zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës;

privatizimi, politika fiskale, investimet e huaja, politika agrare, turizmi, zhvillimi i infrastrukturës,

– arsimi dhe edukimi sipas standardeve ndërkombëtare,

 mbrojtja e ambientit dhe zhvillimi hapësinor;

– politika sociale dhe shëndetësia,

– decentralizimi e mbi të gjitha realizimin e Referendumit t e 1 dhe 2 marsit 1992 për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.

 

 

A r s y e t i m:

 

Lugina e Preshevës gjatë histories, ka qenë pjesë integrale e Kosovës. Ajo ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945, nga komunistët jugosllavë në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë ishin me shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tij, si në aspektin politik, ashtu edhe nacional.

Çdo dialog politik dhe çdo marrëveshje politike për zgjidhjen e qëndrueshme të statusit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, do të ishte e pranueshme ndërkombëtarisht.

LPD mbështet procesin e dialogimit midis Prishtinës dhe Beogradit dhe kërkon përfshirjen e Luginës së Preshevës në këto nogociata. Duhet të gjenden mekanizma për ta shtruar në tavolinën e bisedimeve edhe problemin e shqiptarëve të krahut lindor të Kosovës.

LPD përmes kësaj Deklarate Politike, rikujton edhe njëherë verdiktin e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës të shpalosur demokratikisht në referendumin e 1-2 Marsit 1992, në të cilin qytetaret e këtij rajoni u shprehën për Autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën si zgjidhja më e drejtë dhe më e qëndrueshme, që mundëson respektimin e të drejtave njerëzore dhe etnike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

SHPËRNDAJE