LPD: Beogradi te nderprese arrestimet e montuara me motive politike !





LPD: “Po mbushen gati dy vjet dhe prokuroria serbe e Beogradit, nuk ofron kurrfarë prove, dëshmie për fajësinë e këtyre të rinjve, të cilët po mbahen në burg vetëm pse janë shqiptarë.

Bujanoc, 26 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

Lëvizja e Progresit Demokratik, procesin maratonik të seancave gjyqësore në Beograd, kundër nëntë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, e konsideron të motivuar politikisht, ka deklaruar lideri i kesaj partie ne Bujanoc z.Jonuz Musliu, permes nje kumtese.

Sipas drejtuersve te LPD-se ne Bujanoc,nënyra se si u arrestuan këta të rinj shqiptarë, kryesisht ish pjesëtarë të UÇPMB-së, pastaj trajtimi në burg dhe procesi gjyqësor, të japin me kuptuar se ky proces ashtu si të tjerët e mëparshëm, është politikisht e montuar e pakuptimtë, madje edhe e dyshimtë.

“Po mbushen gati dy vjet dhe prokuroria serbe e Beogradit, nuk ofron kurrfarë prove, dëshmie për fajësinë e këtyre të rinjve, të cilët po mbahen në burg vetëm pse janë shqiptarë. Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga subjektet politike shqiptare, institucionet komunale, sektori joqeveritar dhe faktorët ndërkombëtarë, të ushtrojnë presion tek gjyqësori jotransparent i Beogradit, për t’i dhënë fund këtij procesi të montuar politik, ngase thellësisht jemi të bindur në pafajësinë e tyre..” thuhet në Komunikatën e Kryesisë së LPD-së, nënshkruar nga kryetari Jonuz Muzliu.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni