Ish-futbollisti i Bayern Munichut, Lothar Matthaus, thotë se klubi gjerman duhet të transferojë Alexis Sanchezin.

 

Reprezentuesi kilian po hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij te Arsenali dhe akoma nuk kanë nisur bisedimet për zgjatje të kontratës.

 

Arsenali thuhet se nuk dëshiron shitjen e tij, por nëse kupton që futbollisti dëshiron largimin atëherë preferohet shitja e tij sivjet që të mos largohet pa dëmshpërblim në fund të kontratës.

 

“Sanchez është futbollist i mrekullueshëm, ai do të ishte transferim i mirë për Bayernin”, ka thënë Mathaus për “AZ”. “Përparësia e tij është se luan në rolin qendror dhe anash. Ai mund të jetë alternativë jo vetëm për Franck Riberyn dhe Arjen Robbenin, por edhe për Robert Lewandowskin”.

 

Matthaus kaloi 12 vjet te Bayerni, ndërsa ka luajtur edhe për Monchengladbachun e Interin.

 

SHPËRNDAJE