Los Angeles Times” ka marrë çmimin e sivjetshëm të “Pulitzer” për kontribut në gazetarinë me interes publik. Ky çmim iu dha kësaj gazete për një varg shkrimesh me të cilat zbuloi sesi politikanët në një qytezë punëtore Bel në Kaliforni, i siguruan vetes fitime të mëdha.

Gazeta theksonte se zyrtarët e qytetit ngrinin tatimet mbi pronat dhe pasuritë e tjera në mënyrë që të mund t’i mbulonin fitimet e veta. Pas publikimit të këtij teksti, disa zyrtarë lokalë u pushuan nga puna dhe disa u arrestuan.

SHPËRNDAJE