???????????????????????????????

Kapiteni i kombetares Lorik Cana ne bisede me gazetari e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” thote se edhe pas pranimit te Kosoves ne FIFA dhe UEFA ështe koha që shqiptarët në Ballkan të kenë një ekip kombëtar.Jo më 2-3 kombëtare me 2-3 flamuj, por dhashtë Zoti një kombëtare, me një flamur !..” ka thene Cana

 

“Kuqezinjtë” janë vendosur në Bad Waltersdore në Austri për fazën përgatitore për Evropianin francez.. Cana thotë që pjesëmarrja në këtë evenment sportiv  kaq të rëndësishëm bën krenarë jo vetëm futbollistët, por të gjithë shqiptarët. Ai shpreh bindjen në një përfaqësim dinjitoz.

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë për “Presheva Jonë” shprehet se planet janë që në të ardhmen të krijohet një kombëtare e fortë me shqiptarët e Ballkanit.

 

“Unë gjithnjë cannnkam qenë i mendimit se kombëtarja e çdo shqiptari, pavarësisht se ku është lindur apo ku është rritur dhe ku vepron sot është vetëm kombëtarja shqiptare, që kombi ynë në Ballkan të përfaqësohet me një ekip dhe një flamur, pavarësisht se politikat e imponuara nganjëherë përpiqen të na dezorientojnë synimet tona, por politika, politikajt shkojnë e vijnë….sporti, futbolli mbetet..” , ka deklaruar futbollisti ynë i njohur shqiptar Lorik Cana, kapiten i kombëtares në Shqipëri në një intervistë për “Presheva jonë”.

 

 

“Jemi rritur shumë dhe niveli i futbollit tonë është rritur. Sot ka shumë talente shqiptare dhe ne kemi dëshirën që të kemi akoma më shumë talente si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosovae presheva ” ka thëne ne vazhdim  Cana për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” te cilen gje e ka kofirmuar se fundit edhe ne Austri gjat nje press konference me mediat botërore..

 

Kur vjen puna tek një apo dy “kombëtare”, Loriku nuk ka ndryshuar qëndrim

“Të gjithë e dinë mendimin tim dhe kam vite që e them. Që nga krijimi i FSHF, Shqipëria ka patur gjithmonë përfaqësuese dhe asnjëherë kombëtare. Kemi vetëm 4 vite që kemi një kombëtare mbarëshqiptare me lojtarë nga Kumanova, Presheva, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Është hera e parë që e kemi këtë kombëtare të bashkuar dhe shihet që të bashkuar arrijmë gjëra të mëdha”, thotë ai.

Për kapitenin e Kombëtares njohja e Kosovës nga FIFA dhe UEFA ka më shumë rëndësi për të rinjtë që luajnë atje futboll, që tashmë e kanë një të ardhme, sesa fakti që Kosova do të ketë një përfaqësuese të veten.

“Kam qenë me mendimin që elita duhet të qëndrojë me kombëtaren shqiptare. Kam qenë i mendimit që lojtarët më të mirë të rrijnë me kombëtaren shqiptare. Ndoshta në të ardhmen mund të bashkohen federatat, por kjo nuk i takon brezit tonë”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE