Lopez, në shitje ''videoja e hot''

 

Ajo që Jennifer Lopez po i druhej prej vitesh duket se ndodhi: një filmim ku shfaqet këngëtarja dhe aktorja e suksesshme në momente “mjaft intime” ka dalë në shitje nga ish-bashkëshorti i saj, Ojani Noa.

Bëhet fjalë për një video të xhiruar në vitin 1997, kur cifti Lopez-Noa, të sapomartuar në atë kohë, ishin për muaj mjalti.

Sipas faqes gossip, TMZ filmimi përmban “skena të nxehta” ku tregohet Jennifer Lopez krejtësisht lakuriq.

Këngëtarja dhe aktorja tentoi disa muaj më para të parandalojë bërjen publike të këtyre imazheve, por një gjykatë në Los Angeles e hodhi poshtë kërkesën e saj duke i dhënë dritën jeshile publikimit të videos.

Gjithnjë sipas TMZ, disa faqe pornografike janë duke konkuruar me njëra-tjetrën për blerjen e filmimit dhe cmimi që diskutohet është diku tek 40 mijë dollarë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni