Një himn për feminilitetin! Kështu ka qenë shpërfaqja e këngëtares dhe aktores spanjolle Jennifer Lopez në mbrëmjen glamur të ceremonisë madhështore “Femra e vitit 2011”, ceremoni në të cilën doemos ka triumfuar Lopez . Në Carnegie Hall në Nju Jork, kjo ka qenë një shfaqje e jashtëzakonshme e Jennifer Lopez, në një mbrëmje enkas për femrat që kanë ndryshuar botën me punën e tyre, kurajon dhe idetë e tyre.

Tepër e hijshme edhe pas divorcit nga këngëtari Marc Anthony, i ati i fëmijëve të saj binjakë, Lopez shfaqet mahnitëse në ceremoninë ku do të nderohej me këtë çmim nga Donatella Versace, me të cilën ka pasur edhe një diskutim i cilësuar si tepër inspurues.

Ajo është femra tipike e cila për të arritur suksesin që ka sot, i është dashur të luftojë për vite me radhë për të rrokur ëndrrën e saj dhe atë që simbolizon në një farë mënyre ëndrrën amerikane. Dhe tërë lufta e saj për të arritur majat i është shpërblyer, së fundmi edhe me një trofe tepër domethënës, “femra e vitit 2011”, një vit i cili ka qenë me jo pak telashe për këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez.(m.k.)

SHPËRNDAJE