Të shtunën mbrëma u shpall lojtari më i mirë i futsallit në Kosovë për vitin 2016, ndërsa të dielën iu bashkua Kombëtares së Shqipërisë në futsall.

 

Bëhet fjalë për Narcis Alibegun (26) që la përfaqësuesen e Kosovës në futsall (futboll të sallës) për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore. Kombëtarja e Shqipërisë në futsall të dielën është mbledhur në Prishtinë, ku do të përgatitet për paraqitje në fazën e parë eliminatore për Evropianin e vitit 2018.

 

Vendimi i tij për të lënë Kosovën që të luajë për Shqipërinë nuk është pritur mirë nga zyrtarët e futsallit kosovar, por Alibegu tashmë po shikon para drejt sfidave të reja, si lojtar i “kuqezinjve”.

 

SHPËRNDAJE