Lojë futbolli në Facebook

http://www.botasot.info/img/golmania.jpgNdërmarrja braziliane për lojëra shoqërore, Vostu, do të zbulojë titullin e vet të parë që përzien lojën e zakonshme me lojën shoqërore, Golmania. Kjo lojë për futboll me shumë lojtarë do të lëshohet në Orkut dhe Facebook në anglisht, spanjisht dhe portugalisht.
Ndërmarrja braziliane për lojëra shoqërore, Vostu, do të zbulojë titullin e vet të parë që përzien lojën e zakonshme me lojën shoqërore, Golmania. Kjo lojë për futboll me shumë lojtarë do të lëshohet në Orkut dhe Facebook në anglisht, spanjisht dhe portugalisht.

Sa për informacion, Vostu është nga ndërmarrjet më të mëdha për krijim të lojërave shoqërore në Brazil. Ndërmarrja për lojëra, e cila tani ka më shumë se 35 milionë përdorues, ishte themeluar në vitin 2007 nga tre shokë të klasës në Universitetin e Harvardit: CEO, Daniel Kafie, shefi shkenctar Mario Schlosser dhe Joshua Kushner (i cili është një investitor i rregullt përgjatë Thrive Capital). Vostu është ritkhyer nga Tiger ManageVoment, Accel Partners, Intel Capital dhe General Catalyst. Ndërmarrja është ngatërruar në një çështje gjyqësore me gjigantin e lojërave shoqërore, Zynga.

Në GolMania, lojtarët ballafaqohet me ndeshje futbollistike në kohë reale të mundësuara nga makina shumë-lojtarëshe nga Vostu. Loja e merr lojtarin në një turne në stadionet më të famshme në botë, ku secili zhbllokon ambiente të reja, lojë dhe truqe të futbollit. Kështu ofrohet një ambient më i shpejt i lojës dhe është krijuar për t’u luajtur nga meshkujt dhe femrat, qofshin ata fillestarë apo ekspertë në futboll. Lojtarët gjithashtu mund të zhbllokojnë truqe të reja futbollistike, duke përfshirë shkathtësinë për të shënuar me kokë apo edhe për të shënuar në stilin gërshërë, të bisedojë me referin dhe t’i ushtrojë lojtarët duke mos u frikësuar nga kartoni i kuq.

Ngjashëm me lojërat e tjera nga Vostu, përdoruesit mund t’i luajnë lojërat e Vostu përgjatë rrjeteve të ndryshme shoqërore. Për shembull, përdoruesit mund të luajnë drejtpërdrejt brenda rrjetit Facebook me shokët e tyre në Windows Messenger dhe mund të dërgojnë dhurata dhe të bashkëpunbojnë në lojërat e tyre përgjatë lojërave të tyre duke kaluar kështu kufijtë e rrjeteve shoqërore. Ndërmarrja për lojëra është gjithashtu duke bashkëpunuar me brende për lëshimin e Golmania. Për shembull, Pepsi do të jetë një sponzor për lëshimin e verisonit në gjuhën portugeze.

Vostu së fundi mori MP Game Studio dhe GolMania është loja e parë nga Vostu që skuadra MP ka punuar në kombinimin e përvojës së tyre me lojërat e zakonshme me përvojën e Vostu-s me lojëra shoqërore.

Më vonë gjatë kësaj vjeshte, Vostu do të lëshojë lojën e parë të vet në lidhje me fantazinë. Dhe ju mund të prisni tri lojëra më shumë nga ndërmarrja për lojëra përpara fundit të vitit./pcworldalbanian


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni