LKSH: Në Zhunicë kërcnon Haxhi Selajdini, mbron PDSH-në e nipit, Ragmi Mustafës

“Sikur në gjithë Luginën e Preshevës edhe në fshatin Zhunicë, i cili është fshati edhe ku jeton kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, por ky tubim në këtë fshat nuk u mbajt për shkak kërcënimeve të dy ditëve rresht që i ishin bërë ndaj simpatizantëve të LKSH-së nga ana e Selajdin Mustafës.” thuhet në komunikatën e LKSH-së për media nënshkruar nga kryetari i saj Orhan Rexhepi, raporton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

Preshevë-Zhunicë, 1 maj

“Lëvizja Kombëtare Shqiptare, si edhe subjektet tjera politike në Komunën e Preshevë, me kohë i kishte paraparë tubimet parazgjedhore për zgjedhjet e 6 Majit 2012 nëpër bashkësitë lokale të komunës sonë, njashtu edhe për fshatin Zhunicë, i cili është fshati edhe ku jeton Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, por ky tubim në këtë fshat nuk u mbajt nga shkaku i kërcënimeve të dy ditëve rresht që i ishin bërë simpatizantëve të LKSH-së nga ana e Selajdin Mustafës.” thuhet në komunikatën e LKSH-së për media.

 

Në vazhdim të këtij njoftimi nga LKSH thueht se “Haxhi Selajdini  edhe vetë qëndroi para shkollës fillore të fshatit në kohën e paraparë për mbajtjen e tubimit, prandaj disa nga simpatizantët e LKSH-së të cilit kishin ardhur për  në tubim, nga arësyeja për të mos ndodhur diçka e papritur, janë detyruan të largohen, duke anuluar  tubimin në fjalë. E gjitha kjo, si pasojë e qëndrimit të drejtë të LKSH-së karshi PDSH-së në kompanjën parazgjedhore…”, thuhet në fund të komunikatës së LKSH-së nënshkruar nga   z.Orhan Rexhepi, kryetar.


1 Komente

  1. Lavdrim_jakupi, May 2, 2012:

    Rradhen e kan Mustaf Hasani , Nexhbedin Ahmeti , Hysni Ahmeti dhe disa njerez te cilet e kane mbajtun ne pushtet me manipulime Ragmi Mustafen dhe kliken e tij le ta mendojne mire te tjeret se qka ben Ragmi Mustafa per pushtet dallavergjive.

Komentoni