“Idetë e rinovuara të këtyre ditëve për ndarjen e Kosovës, të lansuara nga vetë krerët shtetërorë serbë Ivica Daçiq dhe Boris Tadiq nuk janë të rastit dhe të thëna sa për sy e faqe, ata gjithmonë deklaratat e tyre i kanë mbështetur me veprime konkrete, qoftë edhe nga prapavija. Dhe si pasojë këtyre ditëve është ngritur niveli i provokimeve në Malësinë e Preshevës, sigurisht nga ana e Xhandarmërisë serbe…” njofton Agjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë” duke u thirrur në burimet e një komunikate leshuar sot nga LKSH  e drejtuar nga prof.Orhan Resxhepi, njherit nënkyrtera i kuvendit Komunal të Preshevës. 

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement
SHTOHEN PROVOKIMET E XHANDARMËRISË SERBE
 
Preshevë, 25 maj / AIK-Presheva Jonë
 
“Idetë e rinovuara të këtyre ditëve për ndarjen e Kosovës, të lansuara nga vetë krerët shtetërorë serbë Ivica Daçiq dhe Boris Tadiq nuk janë të rastit dhe të thëna sa për sy e faqe, ata gjithmonë deklaratat e tyre i kanë mbështetur me veprime konkrete, qoftë edhe nga prapavija. Dhe si pasojë këtyre ditëve është ngritur niveli i provokimeve në Malësinë e Preshevës, sigurisht nga ana e Xhandarmërisë serbe…” njofton Agjencia Informative Kombëatre “Presheva Jonë duke u thirrur në burimet e një komunikate leshuar sot nga LKSH  e drejtuar nga prof.Orhan Resxhepi, njëherit nënkrytar i Kuvendit Komunal të Preshevës.

Në vazhdim të njoftim nga LKSH, thuhet se, qytetarëve të fshatrave të kësaj Malësie kanë filluar ti drejtohen provokime shtesë, derisa edhe shqetsuese. Fshati Maxhere është më i ekspozuari në këtë drejtim, më 14 Maj 2011 disa banorë të këtij fshati duke zbritur në Manifestimin e Dëshmorëve të Kombit në Rahovicë u provokuan rëndë nga pjestarët e Xhandarmërisë Serbe, me disa picgauer.

Më 23 Maj 2011, përsëri në fshatin Maxhere, prap me disa picgauer janë provokuar rëndë fshatarët, deri edhe në fyerje. Ata tashmë kanë filluar të hyjnë edhe Brenda në fshat. Kur gjithë kësaj i shtohet edhe numri bindshëm i rritur i pjestarëve të kësaj Xhandarmërie, si me makina lëvizëse dhe kaminonë ushtarak, përfundimi është se diçka është duke u përgatitur.

Faktori politik Shqiptar i Luginës së Preshevës duhet të jetë ai i cili duhet të reagojë menjiherë dhe në mënyrë adekuate. Shqiptarëve në këtë pjesë të Trojeve tona nuk duhet ti interesojë fare Veriu i Kosovës por vetëm Lugina e Preshevës. Referendum i vitit 1992, Lufta e Armatosur e vitit 2000-2001, Karta e Kombeve të Bashkuara në të drejtën e popujve për Vetëvendosje dhe Konferenca e Helsinkit e vitit 1975 në lejimin e ndryshimit të kufinjëve me mjete paqësore na obligojnë të marrim vendime të forta dhe pakthyeshëm të drejtohemi andej kah edhe e kemi rrugën, për bashkim me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë.(k.m)

SHPËRNDAJE