Tanimë Shkodrani është pranë gjirit të tij familjar. Këtë e konfirmoi për KOHA vëllai i tij, Vllaznim Idrizi. “Tre ditë më parë kemi bërë kërkesë për lirimin e Shkodranit me kaucion por, Shkodrani nuk u lirua në bazë të kësaj kërkese, lirimi i tij erdhi pasi ai po mbahej në arrest mbi dy vite që është më shumë se sa parashikon ligji. Ai është tanimë me ne dhe jemi me emocione. Falënderoj mediumin tuaj për interesimin që keni shprehur”, tha për KOHA, Vllaznim Idrizi

Shkup, 20 prill – Shkodran Idrizi, i akuzuari i parë për rastin “Punëtorët e Mavrovës”, i cili ishte ekstraduar nga Gjermania, sot pasdite është lëshuar në liri. Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 ka vendosur që Idrizi të dalë nga burgu i Shutkës. Tanimë Shkodrani është pranë gjirit të tij familjar. Këtë e konfirmoi për KOHA vëllai i tij, Vllaznim Idrizi. “Tre ditë më parë kemi bërë kërkesë për lirimin e Shkodranit me kaucion por, Shkodrani nuk u lirua në bazë të kësaj kërkese lirimi i tij erdhi pasi ai po mbahej në arrest mbi dy vite që është më shumë se sa parashikon ligji. Ai është tanimë me ne dhe jemi me emocione. Falënderoj mediumin tuaj për interesimin që keni shprehur”, tha për KOHA, Vllaznim Idrizi. Edhe nga Gjykata kanë konfirmuar se Shkodran Idrizin është dashur ta lirojnë sepse kishte kaluar afati ligjor prej dy viteve në arrest që nga ngritja e akuzës. Idrizi kishte qëndruar në burg rreth 8 muaj në vitin 2002. Pastaj deri në janar të vitit të kaluar ka qenë i pakapshëm kur edhe u ekstradua nga Dyseldorfi.

Ndërkohë, avokatët e tij më shumë herë kanë kërkuar që ai të mbrohej në liri sikurse të akuzuarit e tjerë në këtë rast të Hagës. Ofruan edhe kaucione me qindra mijëra euro, por gjykata e refuzonte një gjë të tillë, për ta liruar sot në mungesë të bazës ligjore për ta mbajtur prapa grilave. Shkodran Idrizit i është marrë pasaporta dhe çdo të hënë duhet të paraqitet në Gjykatën e Tetovës, që është më së afërmi nga shtëpia e tij.(KOHA)

SHPËRNDAJE