Lirohet nga masa e arrestit shtëpiak Dominik Shtraus Kanit

Gjykata në Nju Jork ka hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj ish kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan.

Atij i është kthyer kaucioni prej 1 milionë eurosh, por i janë mbajtur nga autoritetet dokumentet e udhëtimit.

Kan është arrestuar më 14 maj me akuzën për sulm seksual ndaj një shërbyese hoteli në Nju Jork.

Ai ka dhënë dorëheqje nga FMN më 19 maj ndërsa më 6 qershor është deklaruar i pafajshëm.

Ai është lënë i lirë pasi ka paguar kaucionin 1 milion euro, ndërsa që nga ajo kohë ka qenë në burg shtëpiak, ku është mbajtur nën vëzhgim 24 orësh.

Gazeta “The New York Times” raportoi më herët se rasti kundër Shtraus Kan është afër kolapsit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni