Është liruar nga burgu i Dubravës Shefket Musliu ku edhe vuante dënimin i akuzuar nga nje trup gjykuese nderkombetar, njofton  Agjencia Informartive Kombëtare   “Presheva Jonë “, duke ju konfirmuar shefit të policisë së Kosovës. Burimet e njejta kanë njftuar se tash e tutje z.Musliu do të mbrohet në liri. Lajmi për lirimin e  Shefket Mulsiu ka gëzuar familjarët e tij dhe është mirëpritur në mjedisin ku ai jeton.

 Bujanoc, 25 maj/ AIK-Presheva Jonë

 

Është liruar nga burgu i Dubravës Shefket Musliu ku edhe vuante dënimin i akuzuar nga nje trup gjykuese nderkombetar, njofton  Agjencia Informartive Kombëtare “Presheva Jonë “, duke ju konfirmuar shefit të policisë së Kosovës. Burimet e njejta kanë njftuar se tash e tutje z.Musliu do të mbrohet në liri. Siq ishte njoftuar « trupat paqëruatëse të NATO-s në Kosovë të marten mbrëma më 7 maj të vitit 2002  kanë arrestuar ish-komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Shefket Musliu ». Dhe pas ketij arrestimi nga trupat e KFOR-it kishte pasuar ndaj tij një proces duke ju shqiptuar një dëni me 13 vjet heqje lirie. Një zëdhënës i KFOR-it, koloneli Gotfrid Salcner, i kishte thënë atëbotë  BBC-së se « zoti Musliu u arrestua me urdhër ekzekutiv të kryeadministratorit të Kosovës dhe komandantit të KFOR-it në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurmit të OKB-së…». Sidoqofotë, lajmi për lirimin e  Shefket Musliut ka gëzuar familjarët e tij dhe është mirëpritur në mjedisin ku ai jeton, njofton agjencia “Presheva Jonë”.

SHPËRNDAJE