Pesë nga tetë shqiptarët e arrestuar ditë më parë në Bujanoc (Tërnoc dhe Breznicë) jnaë liruar sot nga Burgu i Beogradit, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”. Se janë lirar përgjithmonë apo për t’u mbrojtur në liri edne nuk dihet.
Beograd, 29 maj
Një anëtar i një familje të brugosruve shqiptarë në Beograd sot ka njoftuar agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” se pesë të burgosurit shqiptarë nga Bujanoca sot janë liruar nga burgu i Beogradit. Se janë lirar përgjithmonë apo për t’u mbrojtur në liri edne nuk dihet. Lirimi i tyre sipas burimeve të agjencisë, bëhet ne mungesë të faktteve për akuza dhe për shkak presionit ndërkombëtar. Të liruarit pritet të arrijnë sot  në fmailjet e tyre në Luginë të Preshevës.
Sipas burimeve të “Presheva jonë”, sot  janë liruar 5 të arrestuarit shqiptarë nga komuna e Bujanocit të cilët ishin arrestuar në mënyrën më të keqe dhe “spektakulare” në fshatin Tërrnoc dhe në Bujanoc më 4 maj të këtij viti nga xhandarmeria serbe. Të arrestuarit shqiptarë që mbaheshin në burgun e Beogradit janë liruar sot dhe mbetet të shihet se a do të lirohen edhe tre të arrestuarit shqiptarë që ,sipas  analistëve të këtushëm po mbahen padrejtësisht në burgun e Beogradit. Të gjithë të burgosurit 8 sa janë,ishin pjesëtarë të Ushtrise Clirimtare por Preshevë,Bujanoc e Medvegjë,të cilët prokuroria serbe i ngarkonte për vepër penale për krime lufte që ata kinse paskan kryer në periudhën kohore gjatë luftës së Luginës së Preshevës.
Të arrestuar ishin Sherif Abdyli – koordinator i OSBE-së për Luginën e Preshevës dhe Nadir Sefedini, në Tërnoc, Elhami Salihu, në fshatin Breznicë Mustaf Limani dhe Sevdail Emërllahu që të gjithë këta për krime lufte, përderisa Blerim Duraku nga fshati Breznic është arrestuar me pretekst armëmbajtje pa leje. Izet Qazimi  – vëlla i Komandant Lleshit, dhe Bajram Shabani qenë arrestuar nën  akuzën për pengim të xhandarmërisë në aksionin e arrestimeve.a.i.
SHPËRNDAJE