Lirohen gjashtë ruset te cilet nga fshati Putinov i Luginës se Preshevës hynë ilegalisht në Kosovë

Gjashtë rusë që ishin zënë dhe burgosur nga autoritetet e Kosovës janë liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i ambasadës ruse në Serbi, Yuri Pichugin, për agjencinë ruse të lajmeve TASS të enjten.

Sipas agjencise se lajemeve “Presheva jonë”  serbet e Lugines pasi kishin hanger pire ne katundin “rus” me emrin Putinov, fshat ky afer  Medevegjës serbët gjoja “paskan dashur qe tju tregojnë mysafireve shtëpinë e tyre dhe fshatit Medragovac, ku aty ende jetojnë prindërit e tyre” te cilet kishji  harrur se po kalonin nga nje shte ne shtetit tjeter, apo ndoshta “naten ka apsur mjegull” se kane pare megjën:-))

“Situata me rusët e arrestuar në Kosovë është zgjidhur. Nën juridiksionin e një gjykate në qytetin e Podujevës, ata kanë paguar gjobën e caktuar dhe janë larguar nga Kosova”.

TASS, që Kosovës i referohet si një “republikë e panjohur e Kosovës”, shkruan se dënimi ka qenë 259 euro për secilin nga gjashtë të burgosurit rusë.

Arsyeja e arrestimit të gjashtë rusëve – katër gra dhe dy burra – bashkë edhe me pesë serbë, ka qenë tentimi i kalimit të kufirit ilegalisht.

SHPËRNDAJE