Në Maqedoni benzina prej sonte në mesnatë do të lirohet tre denarë, ndërsa dizeli për 2,5 denarë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i Eurosuperit BS 95 do të shënojë 77,00 denarë, ndërsa i Eurosuperit BS 98 78,50 denarë për litër. Eurodizeli (D E V) do të shitet nga 67,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë nga 56,5 denarë për litër. Zvogëlohet edhe çmimi me pakicë i mazutit M 1 NS dhe do të jetë 41,440 denarë për kilogram.

Një euro këmbehet me 61,20 denarë. Ndërsa kursi i denarit në krahasim të dollarit në dy javët e kaluara arrinte 45,69 denarë dhe është për 1,34 për qind më i lartë nga kursi i dollarit sipas së cilit ishin të formuara çmimet.

SHPËRNDAJE