Liri Berisha ka folur vazhdimisht për burrin e vetëm të jetës së saj. Por nuk i thotë jo dhe një here tjetër për televizionin News 24. Dhe flet sërish për Saliun (kështu e quan ajo në publik, Sali).  Të mbetet në mendje që e etiketon si dashuri lidhjen e saj me të shoqin, por e shpjegon thatë, si të ketë qenë fjala për një procedurë. “[Dashuria] jonë filloi një ditë e po vazhdon akoma.

Është një dashuri, [që] ia kemi treguar njëri-tjetrit pas martesës me shumë pasion e shpesh herë, ua kemi treguar fëmijëve tanë me shumë dashuri, tani ua tregojmë mbesave me nostalgji. Është një ndjenjë e bukur, një ndjenjë që, siç e thashë dhe në fillim, duhet të ruhet, të mbetet e pastër”.

Të vetmen frazë inteligjente e thotë në momentin kur gazetarja e pyet, nëse burri i saj ia ka ditur që Liria ka sakrifikuar në funksion të ambicjeve e karrierës së Saliut. “Kam përfituar nga ajo çfarë kam lëshuar”, thotë.


SHPËRNDAJE