Gazeta spanjolle ‘Marca’ sot ka dhuruar çmimet për më të mirët e sezonit të kaluar.

Ishte Lionel Messi protagonisti kryesor i kësaj mbrëmje, që fitoi dy çmimet kryesor. Një çmim i rëndësishëm iu dha edhe Andres Iniestas.

Numrit 10 të Barcës iu dha trofeun e tij i katërt Pichichi, i cili është dhënë për golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar, në këtë rast për 37 golat e tij në 34 ndeshje.

Messi po ashtu mori edhe çmimin ‘Alfredo Di Stefano’, çmim ky që jepet për lojtarin më të mirë të sezonit në La Liga.

Në mbrëmjen gala, e cila u festua për herë të parë në Barcelonë, Andres Iniesta u shpall MPV i sezonit.

SHPËRNDAJE