Prej sot fushës së eurointegrimeve iu shtua edhe një emër me thirrje akademike, magjistre. Gazetarja dhe publicistja Lindita Sejdiu me sukses mbrojti punimin e saj të magjistraturës në UEJL para komisionit: Dr. Arta Ibrahimi (mentore), Dr. Ylber Sela (kryetar) dhe Elena Andreeska (anëtare), me temën “Zgjerimi i BE-së dhe Ballkani Perendimor”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Shkup, 28 prill

Sipas vlerësimit të komsionit, mbrojtja e këtij punimi i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme metodologjike e profesionale, kurse kandidatja Lindita Sejdiu ka përfshi në punimin e saj një gamë të gjerë pikëpamjesh e këndvështrimesh mbi procesin e zgjerimit të BE-së dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor në përsosjen e aftësive eurointegruese.

Komisioni profesional në vlerësimin e vet për këtë punim magjsitrature ka nënvizuar se shikuar nga këndi i interesave politike e gjeostrategjike, ekziston synim i qartë i Bashkimit Evropian për forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe reformave institucionale në Evropën Juglindore. Politika e UE-së në rajonin e BP në fillim ishte e lidhur me kontekstin e sigurisë rajonale, pastaj me nxitjen e ”ndërtimit të shteteve” (institution building) dhe institucioneve shtetërore, çështje të lidhura me kushtëzimet politike (bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës dhe të ngjashme), nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe pajtimi (themelimi i Paktit të Stabilitetit për Ballkanin Juglindor) dhe të ngjashme, konstaton komisioni.

Duke analizuar materien e këtij punimi, komisioni profesional ka vënë në dukje se autorja me të drejtë ka vërejtur se në fillim të shek. XXI, doli se procesi i thellimit dhe procesi i zgjerimit të UE-së janë reciprocikisht të ndërlidhur dhe se zgjerimi i mëtejshëm i jashtëm i UE-së nuk mund të shkojë përpara, pa reformimin më të thellë të brendshëm institucional të Unionit.

SHPËRNDAJE