Vonesa e probleme teknike në Edicionin e 55-të të Festivalit torturojnë mijëra teleshikuesit e papritur nga e gjithë bota

Linda Halimi nga 'American Idol', te përfaqësimi i Shqipërisë në EurovizionKëngëtarja Linda Halimi, e njohur ndryshe me emrin e skenës Lindita, është shpallur fituesja e edicionit të 55 të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Lindita mendohej si një prej fituesve të mundshëm, po asgjë nuk ishte e garantuar deri në fund. Kolegët e saj Dritoni dhe Ylli mendohej se kishin më shumë adhurues në publik, ndërsa Gent Salihu bëri surprizë me përkrahjen e shumë juristëve, shkruan Ruben Avxhiu në Illyria, në gazetën shqiptaro-amerikane në SHBA.

Triumfi në fund i Linditës është duartrokitur edhe nga shqiptarët në SHBA që e ndoqën gjatë konkurrimit të saj shumë të suksesshëm në sezonin e fundit të konkursit të njohur televiziv “American Idol”, ku vetëm për një vend nuk vazhdoi dot në Top24.

E lindur në Kosovë dhe e zhvendosur në SHBA, në 2013, ajo ka marrë pjesë edhe më parë në festivalet e muzikës shqiptare, ku ka fituar në edicionin 6 të Top Fest.

Me këngën e saj fituese “Botë” do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të këngës që do të mbahet në Kiev të Ukrainës, në muajin maj.

SHPËRNDAJE