Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës në seancën e sotme të përbashkët kanë aprovuar Deklaratën politike ku shprehet indinjatë e thellë ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës për krime lufte në Beograd ndaj nëntë shqiptarëve nga Presheva.

Ardite BEHLULI

Presheve 28 jana / AIK-Presheva Jone

Kryetarët e partive politike denimin e nëntë djemëve tanë e kanë quajtur denim me motive politike ndërsa situatën e krijuar në vend e kanë vlerësuar si mjaftë të rëndë për shqiptarët. Sot nuk munguan edhe kritikat e drejtuara ndaj liderëve politik dhe përfaqësuesve institucional nga përfaqësuesi I OVL-së, Nagip Aliu. Me që në sallë prezantuan edhe dy të liruar me kusht diku ka mesi I diskutimeve të kësaj séance, njëri nga ta lëshoi sallën demostrativisht në shenjë revolte dhe pakënaqësie.

   
Kuvendi I këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës në seancën e sotme të përbashkët të mbajtur në Preshevë kanë aprovuar Deklaratën politike.  Përmes kësaj deklarate shprehet indinjatë e thellë ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës për krime lufte në Beograd ndaj nëntë shqiptarëve nga Presheva. Politika shqiptare e Luginës së Preshevës pas plot dy vitesh e bashkuar pozitë- opozitë me deklaratën në fjalë kërkojnë lirimin e pakusht të të arrestuarve të datës 26 dhjetorë 2008 nga xhandarmëria serbe.   

-Kuvendi shpreh indinjatën më të thellë ndaj aktgjykimit, politikisht të motivuar, të Gjykatës për krime lufte në Beograd ndaj nëntë shqiptarëve  të Komunës së  Preshevës. Kuvendi konsideron se mungesa e provave relavante materiale, mbështetja e aktgjykimit pothuajse vetëm në deklaratat e dëshmitarit bashkëpunëtor dhe dëshmitarëve indirekt e bëjnë atë të papranueshëm dhe juridikisht të paqëndrueshëm,

– Kuvendi kërkon shfuqizimin e këtij aktgjykimi nga gjykata më e lartë, duke patur parasysh motivimet e tij politike dhe mungesën e fakteve materiale, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut  gjatë procesit të arrestimit dhe paraburgimit të nëntë qytetarëve të Preshevës,

– Kuvendi, shpreh mosbesim ndaj sistemin gjyqësor serb, veçmas duke iu referuar reformës së dështuar gjyqësore të kritikuar për centralizim të sistemit dhe refuzimit të vazhdueshëm të procesimit të krimeve që janë kryer ndaj qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës gjatë periudhës 1999 – 2001,
– Kuvendi e konsideron Aktgjykimin ndaj nëntë shqipëtarëve të komunës së Preshevës vazhdimësi të presionit sistematik të Beogradit zyrtar ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës,
– Kuvendi kërkon, që deri në shqyrtimin e ankesës së parashtruar nga pala mbrojtëse, lirimin e katër të akuzuarve shqiptarë të mbetur në paraburgim por edhe lirimin nga akuza të të gjithë të akuzuarve në këtë proces gjyqësor  me motive politike,

– Kuvendi kërkon nga faktorët relevant ndërkombëtarë, të ushtrojnë presion tek organet shtetërore,  në Beograd që krahas  ndërprerjes së proceseve gjyqësore politikisht të motivuara të ndërprejë edhe të gjitha format e diskriminimit dhe presionit të  vazhdueshëm shtetëror që po ushtrohet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,

– Kuvendi deklaron që, në rast të mospërfilljes së kërkesave të parashtruara në këtë Deklaratë, do të shqyrtojë të gjitha format e veprimit politik deri në shprehjen e padëgjueshmërisë qytetare,
Deklarata politike e miratuar nga  kuvendi I këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës do ti dërgohet të gjitha organizmave vendore dhe ndërkombëtare që kanë ndikim në ndihmën e realizimit të të drejtave të njeriut. Deklarata politike e miratuar nga  kuvendi I këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës do ti dërgohet të gjitha organizmave vendore dhe ndërkombëtare që kanë ndikim në ndihmën e realizimit të të drejtave të njeriut

 
Kryetarët e partive politike gjatë diskutimeve të tyre denimin e nëntë djemëve tanë e kanë quajtur denim me motive politike ndërsa situatën e krijuar në vend e kanë vlerësuar si mjaftë të rëndë për shqiptarët në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Deputeti popullorë, Riza Halimi dhe kryetarë I Partisë I për Veprim Demokratik ka deklaruar se centralizimi në Serbi ka rrënuar të drejtat e shqiptarëve që më parë I kanë gëzuar. Ai kërkoi unitet ndërpartiak për tejkalimin e situates së krijuar.

Kryetari i komunës së Preshevës  njëherit kryetarë I Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka kërkuar nga organet kompetente që të nxirren faktet e pafajësisë së të denuarve me 11 vjet burgim. 26 dhjetori I 2008-tës ngjalli shqetësimi tek popullata shqiptare për pasigurinë njerëzore. Nëse nuk do të merren hapa konkret për shfyqizimin e këtijë gjykimi në vazhdim do të sajohen edhe deklarata të tjera dhe hapa konkret të orientimit të shqiptarët të cilat do të orientohen karshi Qeverisë së Serbisë. Jonuz Musliu, kryesus I kuvendit të sotëm dhe kryetarë I Lëvizjes për Progres Demokratik ka bërë një retrospektivë në lidhje me mos realizimin e kërkesave të shqiptarë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së.  Sipas zotit Musliu do të tentohet të bëhen presione tek faktori ndërkombëtarë për rishqyrtimin dhe ndihmesën e tyre në realizimin e aspiratave të shqiptarëve.

SHPËRNDAJE