Lideri i PLK-se Dedaj ne Bern është pritur nga Fluvio Pelle, kryetar i Liberalve të Zvicrës

Kryetari i PLK-se Gjergj Dedaj po qendron ne Zvicer
 
 
Do të thellohet bashkëpunimi i gjitheanshem ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, është thënë pas takimit mes liderit te PLK-se dhe homologut te tij zviceran z. Fluvio Pelle, kryetar i FDP-se te cilesparti i takon edhe senatori Zviceran Dick Marty 
 
 
Berne, 2 shkurt/AIK-Presheva Jonë

Kryetari i Partise Liberale te Kosoves z.Gjergj Dedaj i cili po qendron per nje vizite pune ne Zvicerr dhe disa kryeqendra te BE u prit ne Bern nga  homologu i tij z.Fulvio Pelli,kryetar i FDP-Partise Liberale te Zvicrres te cilin fillimisht e falenderoj per rolin dhe kontributin e madh te Zvicrres per  popullin e Kosoves dhe zhvillimin ekonomik te saj si dhe e njohtoj per situaten e pergjitheshme ne Republiken e Kosoves me theks te veqante per situaten ne pjesen veriore te Mitrovices ku ende veprojne strukturat ilegale te komunitetit serb te inkurajuara nga Serbia dhe te cilat jane faktor i destabilizimit politik te Republikes se Kosoves.

 
Dedaj njekohesisht e njohtoj kryeliberalin e Zvicrres Fulvio Pelli me procesin e fundit zgjedhor ne Kosove i cili eshte ne perfundim e siper  dhe i cili proces  per shkak te rrethanave te krijuara ishte i pershpejtuar,pa nje ligj zgjedhor te reformuar dhe nuk ishte mire i parapergaditur  dhe konform standardeve demokratike Europerendimore dhe si i tille ishte nje lendim i imazhit te Kosoves dhe proceseve demokratike te vendit tone.
Kryeliberali i Kosoves ne kete takim tejet miqesor e shtroj edhe ceshtjen e raportit te deputetit dhe anetarit te kesaj force politike FDP-se  te Zvicrres respektivisht te deputetit te Keshillit te Evropes ne seancen e fundit te Asamblese Parlamentare te KE Dick Marty i cili raport nuk duhet te merret si akuze por si nje akt i cili synon te zbardhe disa dilema dhe dyshime te kohes se luftes se fundit ne Kosove dhe rajon dhe ne asnje menyre kerkesa per hetime ndaj disa ish liderve te UCK-se nuk duhet te politizohet dhe as te ndikoj  apo te reflektoj ne marredheniet e shkelqyeshme ndermjet Zvicrres dhe Kosoves ngase Zvicrra eshte njera nder shtetet e cila nder te parat e ka njohur pavaresine e Kosoves dhe mergata kosovare me dekada te tera eshte e ambientuar dhe e trajtuar mire dhe potencial  e cila ka luajtur nje rol  krucial dhe tejet te rendesishem ne te kaluaren  si dhe per zhvillimin e ardhshem  ekonomikte Kosoves.
 
Dedaj njekohesisht beri apel per  thellimin e bashkepunimit dhe ardhjen e investitorve te Zvicrres ne Kosove dhe ftoj zyrtaret e  e larte te FDP per nje vizite miqesore ne Republiken e Kosoves. Z.Pelli dhe bashkepunetoret e tij u interesuan per nje varg ceshtjesh te zhvillimeve aktuale ne Kosove dhe per procesin e fundit elektoral per zgjedhjet e fundit parlamentare ne vendin tone.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni