Pas takimit të delegacionit shqiptarë nga Lugina  e Preshevës me presidentin e Shqipërisë z.Bujar Nishanin, z.Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë”” se “takimi i delagacionit tonë nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja m epresidnetin shqiptar, ishte më shumë se një takim portokular, ishte vëllezëror dhe miqësor. Ne ftuam presidentin shqiptar që ditëve të ardhshme të na vizitojë edhe Luginën e Preshevës, meqë edhe ne jemi tokë shqpitare”.


Prishtinë, 31 gusht

 

Përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës (Galip Beqiri, Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Rami Zylfiu,  Izet Qazimi vëllau i kom. LLeshit dhe Belgzim Kamberi) siq kemi njoftuar kanë takuar sot në orët e paraditës në hotelin kuksoz në “Diamond” në Prishtinë presidentin shqiptar Bujar Nishanin i cili po qëndron edhe sot në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.  Mga ky takim me z.Nishani dhe liderëve nga Lugina e Preshevës të prirë nga z.Galip Beqiri, kyretar i KKSH-së është kërkuar uninamisht përfshirja  e tyre në dialogun e ri  ne Bruksell mes Prishtinës dhe Beogradit, njoftonë agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Po, ashtu nga ky takim mes presidenti Nishani me përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës, këta të fundit kanë kërkuar mbështetje më të madhe të Shqipërisë dhe Kosovës  pasi që këto treva shqiptare nën amdinistrimin serbë  kanë mbetur të margjinalizuara dhe  peng i raporteve të acaruara mes politikave serbo-kosovare.

 

“Pa një stabilitet të gjendjes politike, ekonomike sidomos të të drejtave të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk do t’i kontribuonte paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon” kanë  pohuar uninamisht delegaconi nga Presheva në takimin e sotëm me presidentin shqiptar Nishani.

Pas takimit të delegacionit shiptarë nga Lugina  e Preshvës me presidentin e Republikës së Shipërisë z.Bujar Nishani z.Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se “takimi i delagaconit tonë nga Presheva, Bujanoca dhe Medevegja me presidentin shqiptar ishte më shumë se një takim protokular, ishte vëllezor dhe miqësor. Ne ftuam presidentin shqiptar që ditëve të ardhshme të na vizitojë edhe Luginën e Preshevës, meqë edhe ne jemi tokë shqpitare”.

Z. Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptare në Luginë, ka thënë se vullneti i populatës nga Bujanoca, Presheva dhe Medvegja është që të përfshihet në procesin e dialogut, i cili pritet të zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kryetari i KKSH-së z.Beqiri në Prishtinë ka njoftuar presidenitn shqiptarë se “ne kemi shprehur disa herë vullnet dhe dëshirë që të jemi pjesë e negociatave të  Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, por ju e dini se nuk varet prej neve. Por, ne vazhdimisht do të insistojmë qaë edhe përfaqësuesit e Luginës të jemi pjesë e  ketïj procesi me interes për stabilietin dheperspkrtivën e këtare tri komunave shqiptare..”

Kurse, z.Rizah Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, ka kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe ato kosovare të intensifikojnë ndihmat dhe përkujdesin e tyre po aq sa edhe Beogradi për serbët e Kosovës.

SHPËRNDAJE