Pas deklaratave të presidentit te Kosovës për Liginën e Preshevës agjencisë sionë mori mendimine  z.Riza Halimi, deputet, Shaip Kamberit, kryetra i komunës së Bujanocit, pastaj të Galip Beqirit (KKSH), Orhan Rexshepi (LKSH) nenkytretar i Kuvendit Komunale të Preshevës, Skender Destani. (BDL) etj..

 

Kushtrim MALIQI

Preshevë, 28 mars / AIK-Presheva Jonë

Deklaratat e presidentit të Kosovës Behxhet Pacolli për herë të parë rreth Luginës së Preshevës përballë bisedimeve mes Kosovës dhe  Serbisë i ka dhënë për herë të parë Agjencisë Inforamtive « Kombëtare « Presheva Jonë »  bënë jehonë jo vetëm në mas-mediat lokale në Preshevë e Kosovë, kanë kaluar edhe kufijt. Qëndrimet e z.Pacolli rreth Luginës së Preshevës pos mediave shqpitare u transmetua gati në gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në Serbi, ku sipas presidentit të Kosovës “Prishtina zyrtare kërkon reciprociteti të statusit të serbëve të Kosovës me cështjen shqiptare në Luginën e Preshevës..”


Se cfarë mendojnë rreth deklartave të presidneit të Koosvës dhe Luignës së Preshevës karshi dialogut të filluar mes Kosovës dhe Serbisë redaksie e agjiencisë sonë ka marrur mendimin e disa liderëve të Kosoves Lindore

Riza HALIMI (PVD) deputet popullor :  Natyrisht ne përkahim qëndrimet  e Presidentit të Republikës së Kosovës zortëri Bexhet Pacollit dhënë agjencisë sonë « Presheva Jonë » mbi     Luginën e Preshevës në raport me dialoghun e posafilluar mes Kosovës dhe Serbisë, megjithse edhe ne kemi pasur dëshirë të jemi pejsë e këtij dialogu dhe ende insistojme që edhe ne të jemi pjesë e këtij procesi meqë thuhet se në te do të debatohet për qështje teknike dhe ne nga Lugina kemi mjaft probleme e halle të qytetarëve të kësaj natyre. Siq  e dini shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvejgës në nëntorin e vitit 2006 kanë miratuar një platformë të përbashkët politike me të cilën kërkojnë decentralizimin e pushtetit lokal, marrëdhënie të posaçme të Luginës me Kosovën, tërheqjen e ushtrisë dhe policisë serbe si dhe zëvendësimin e saj me polici shumëkombëshe.Platforma është miratuar të shtunën nga 60 këshilltarë komunalë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, komuna këto me shumicë shqiptare në pjesën jugore të Serbisë. Në ketë dokumen ve tjerash kërkohet që Lugina e Preshevës të jetë një rajon i decentralizuar tërësisht nga pushteti qëndror serb, përfshirë këtu tërheqjen e ushtrisë dhe policisë serbe dhe zëvendësimin e saj me një polici shumëkombëshe. Kërkesat e shquipatreve të  Luginës së Preshevës vijnë vetëm pak ditë pasi autoritetet e Serbisë miratuan patformën e tyre e cila parasheh krijimin e entitetit serb në Kosovë në kuadër të planit të decentralizimit dhe lidhjen e komunave serbe me Beogradin. Pra  kjo platofrmë e liderhsipit nga Lugina e Preshervës është konformë nromave ndërkombëatre dhe duke u mbështetur në parimet e Grupit të Kongtaktit për zgjidhjen e statususit të  Kosovës në vitin 2005.

Shaip KAMBRI, kryetar i Komunës së Bujanocit: Është e mirëpritur çfarëdo iniciative e Prishtinës, ashtu siç e ka pralajmëruar presidenti Kosovës, që në kuadër të bisedave aktuale me Serbinë, të aktualizojë edhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginë së Preshevës. Natyrisht, mendoj se kjo nuk duhet të varet nga iniciativat e Beogradit, cilatdo qofshin ato, por, se Prishtina, duhet të nxisë çështjen e reciprocitetit mes komunitetit serb në Kosovë dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Besoj, sse krijimi I kritereve unike sipas të cilave në mënyrë reciproke do të respektoheshin të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë, paraqet element stabiliteti rajonal. Nuk mund të jetë e pranueshme që serbëve në Kosovë duhet rezervuar të drejjta që janë mbi standardet aktulae europiane, ndërkohë që Serbia të refuzojë përmbushjen edhe të atyre standardeve, që rrjedhin nga konventat e KE të cilat vet i ka ratifikuar. Rruga e saj drejt BE-se dhe suksesit në dialog me Prishtinën duhet ndërlidhur edhe me avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Galip BEIQIRI, KNSH : Padyshim ne përkrahin prononcimet e presidenitit të Kosovës dhënë AIK « Presheva Jonë » rreth perspktivës së Bujanocit, Medvejgës dhe Preshevës dhe dialogut të filluar mnes Prishtinës dhe  Beogrdait. Për ne do të jetë jo legjitme keto bisedimes mes Kosovës dhe Serbisë, nesë bëhe tfjlaë në ektëproces vetëm për pakicën serbe të kosovës dhe jo edhe për cështjen shqiptare në Preshvë, Bujanoc e Medvegjë. Ne sikur edh rz.pacolli zgjidhjene dhe perspktivën tonë e shofim vetëm për reciprocitetit mes serbëve të Kosovës dhe neve që gjendekimi në Serbi.

ORHAN REXHEPI  (LKSH) nënkryetar i Asamblese komunale te Preshevës: Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk ka kërkuar asnjëherë reciprocitet mes Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës por realizimin e të drejtës së patjetërsueshme të pupojve për vetëvendosje, në bazë Kartës së Kombeve të Bashkuara. Lugina e Preshevës këtë të drejtë e ka në bazë të Referendumit të vitit 1992, për bashkim me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë dhe nuk ka kush që mund ta ndalojë një gjë të tillë.

Skender DESTANI –  BDL  Se pari me duhet te theme  se bisedimet nemes pales kosovare dhe asaj serbe  kane filluar dhe se ato sigurisht qe do te zgjasin, ne te cilat bisedime do te trajtohen ceshtjet teknike qe kane te bejne me keto dy shtete , por nuk perjashtohet mundesia e bisedimeve edhe per ceshjtelt politike. Këto bisedime janë të mirëseardhura, sepse ne e besojmë se problemet se shtetve duhet të zgjidhen përmes dialogut e asesi përmes forcës.Duke pasur parasysh se realizimi i te drejtave te shqiptareve duhet realizuar konform konventave nderkombtare , te cilat i ka nenshkruar edhe shteti serb  e te cilat sot e kesaj dite nuk po realizohen me dinamiken e parapare , mendojm se ne keto bisedime duhet te aktualizohet edhe kjo ceshtje dhe se duhet te ekzistoj proporcionaliteti me kerkesat e pales serbe per serbet qe jetojne ne Kosove. Ne pershendesim deklaraten e kryetarit te Kosoves ,Z.Pacolli dhënë AIK “Prseheva Jonë” sepse nje kerkese e tille eshte legjitime  dhe se te drejtat e njeriut jane te njejta per te gjithe dhe te pandashme. Duke u bazuar ne keto te drejta faktori politik shqiptar ka aprovuar ne janar te vitit 2006 platformen e perbashket politike  dhe se ne do i permbahemi asaj gjer ne fund , e cila platform kerkon reciprocitet ne realizimin e te drejtave tona me ato te serbeve ne Kosove. Pra deklarata e zotit Pacolii eshte konform platformes sone dhe ne e pershendesim kete deklarim, i cili eshte konform kerkesave te shqiptareve te Lugines se Presheves. Ne do te qendrojme shume kjarte ne kerkesat tona dhe se do bejme cdo veprim te mundshem qe kto kerkesa a
po te drejta tonas ti realizojmw konform te drejtes nderkombtare dhe konventave evropiane qe kane te bejne me te drjetat e komuniteteVE.Faktori politik shqiptar do te jete ma unik se kurre rreth ketij qellimi dhe do te veproj pwr realizimin e ketyre te drejtave tona.

SHPËRNDAJE