Ndërsa, Liburn Aliu nga “Vetëvendosje” tha se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë t’i bashkohen Kosovës, sepse shqiptarët që jetojnë në ato treva janë autokton dhe kanë lidhje territoriale me Kosovën.

 

”Por, të thuash se tre komunat do t’i bashkohen Kosovës përmes negociatave me Serbinë

dhe kjo të ndodhë në tërheqje e sipër të institucioneve të Kosovës nga veriu, është ose naivitet ose deklaratë qëllimkeqe e cila relakson shqiptarët para negociatave të reja”, tha Aliu.

Pa politikë të guximshme të Prishtinës dhe Tiranës drejt shtrirjes së sovranitetit në Kosovë dhe përpjekjeve për realizim të të drejtave të shqiptarëve nën Serbi, sipas Aliut, nuk do të ketë gjasa për zgjidhje të drejtë të problemit.

“Rruga e vetme është ngritja e zërit në vazhdimësi dhe me intensitet për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sepse koncesionet po bëhen paralelisht me shtypjen e tyre”, u shpreh Aliu./Zëri

SHPËRNDAJE