Liburn ALIU: Kosova me negociatat me Serbinë ditë e sa vie po futet në qorrsokak !

INTERVISTA:

Ekskluzive për agjencinë “Presheva Jonë” flet Liburn Aliu, deputet nga Lëvizja  «Vetvendosja » në Kuvendin e Republikës së Kosovës  

Me Atifete Jahjagën presidente e Kosovës është fyer femra shqiptare 

Lëvizja « Vetvendosja »  konsideron veten së Lëvizje Kombëtare që insiston në ndryshime radikale, në ndryshime qenjësore të gjendjes në Kosovë në favor të popullatës, qytetarëve tanë, që nënkupton edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Kjo kushtetutë me këto simbole me do far pako të Ahtisarit është e papranueshme për ne dhe në kundërshtim me interesat dhe vullnetin e popullatës shqiptare si shumicë në vedin tonë, thotë në fillim të bisedës sonë për Agiencië Informative “Presheva Jonë” z.Librun Aliu deputet nga “Vetvendosja” në kuvendine republikës së Kosovës

Preshevë, 25 prill/ AIK-Presheva Jonë

Presheva Jonë : z.Aliu, fillojmë nga një pyetje aktuale, pas dy presidentëve sot Kosova ka presidenten e tretë brende një kohe të shkurtër. Mendoni se Atifete Jahjaga është e treta e vërteta ? Them e vërteta sepse qysh tash asaj po i  arrijnë telegrame urimi nga burrshtetasit e superfuqive të mëdha botërore dhe vendet demokratike si nga SHBA-të, Britania, Franca, Gjermania,Italia, Zvicra etj..

LIBURN ALIU :  Ne nga lëvizja « Vetvensdoja » e as kryetari ynë  Albin Kurti nuk e kemi problemin me personalitetet e as me individë, por kemi probleme dhe telashe me programet dhe qëndrimet e disa qeveritarëve tanë në Kosovë të cilat janë në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës. Kur ishte fjala tek kandidimi i Behxhet Pacollit ne ishim kundër këtij kandidimi për dy çështje. E para, për shkak të parimeve programore,  të ciliat kishin plotësisht në frymën për negociata me Serbinë dhe   privatizimi . Dhe së dyti ishte karakteri  dhe e kaluar e  tij që tashmë është e njohur për të gjithë.  Kur është fjala për presidenten e tretë zonjën  Jahjaga edhe pse nuk jemi kundër saj asgjë, çmojmë rolin e saj me uniformën blu, ne jemi kundër mënyrës së kandidimit të saj, ku u bë anashkalimi i Kuvendit pas marrëveshjes politike, ku u propozua njëfarë kandidate ku askush nuk dinte se kush ishte ajo e prej nga vinte ajo dhe çfarë kishte bërë ajo për Kosovën dhe shqiptarët ?! Me një fjalë ajo ishte anonime si ndër ne shqiptarët ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Madje, kandidimi dhe mënyra e zgjedhjes së zonjës Jahjaga në njëfarë mënyre është edhe fyerje për femrat tona shqiptare, sepse ato i përdorim si rezervë ose kur s’ kemi kandidat  tjetër për vetëm  7-8 muaj, deri sa ta gjejmë një mashkull më të përshtatshëm për qeverinë e Thaqit.  Bashkë me presidenten dhe kundër kandidaten e saj që të dyja femrat janë fyerje për femrat tona se ato janë të manipuluara. Pse femrat tona nuk kandidohen për presidente  si ka hije, si në krejt botën e civilizuar,  si presidentët tjerë normal, por ato i përdorim ose të përkohëshme ose sa për sy e faqe, apo për të kapërcyer një krizë apo  kaos  politik.

Stagnimi i njohjeve të shtetit të Kosovës, rezultat i mosfunksionimit të shtetit nga brenda, ku njerzit e Thacit nga Ministria e Jashtme ekskurizonin e kishin ngatërruar me lobim

Presheva Jonë : z.Ali ju dhe lëvizja « Vetvendosja » janë mjaft kritik ndaj çdo qeverie apo presidence si ndaj Sejdiut, ndaj Pacollit dhe tash ndaj Jahjagës dmth kundër qeverisë Thaqit. Madje ju akuozni për korrupcion, për problemin e Mitorvicës, për papunësinë, për krimin e organizuar, për moslobimin efikas pronjohjeve të reja të shtetit të Kosovës. Po ju, pra « Vetvendosja » nesër, sikur të ishit në krye të qeverisë së Kosovës, prej nga do t’ia nisshit t’i zgjidhni këto probleme që akuzoni qeverinë aktuale ?

LIBURN ALIU : Flllimisht do  t’ju shpjegoj se lëvizja « Vetvendosja » për dallim nga gjitha këto parti të presidentëve që po vijnë e po shkojnë ka një koncpet më ndryshe. Po si më ndyrshe ? Ju e dini se Lëvizja « Vetvendosja »  e konsideron veten së lëvizje kombëtare që insiston në ndryshime radikale, në ndryshime qenjësore të gjendjes në Kosovë në favor të popullatës, qytetarëve tanë,që nënkupton edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Kjo kushtetutë me këto simbole me do far pako të Ahtisarit është e papranueshme për ne dhe në kundërshtim me interesat dhe vullnetin e popullatës shqiptare si shumicë në vedin tonë. Këto ndryshime esenciale për vendin tonë deri në qershorin e vitit të kaluar jemi përpjekur t’i ndryshojmë në rrugë e lokale të ndryshme, dmth jashtë insitucioneve të Kosovës, ndërsa nga qershori i fundit e kështu këto ndyrshime po insistojmë t’i bëjmë në mënyrë insitituconale, pra në Kuvendin e Kosovës falë votës së popullit që na u dha mundësia që edhe ne të jemi prezent dhe zë i fuqishëm në parlamentin e Kosovës  duke ngirtur zërin kundër padrejtësive.  Për, ne parësore është organizimi i brendshëm , sovraniteti i Kosovës nga forcat  vetanake të vedit tonë. Ne së pari duhet të bashkohemi dhe forcohemi për brenda, sepse pa këto dy elemente  nuk mund të bëjmë asgjë jashtë. Ministrat apo ambasadorët sot që i kemi jashtë për mendimin tim ata janë vetëm në ekskursion. Kur ata nuk janë në gjendje të furnizojnë qytetarët  tanë në perëndim me pasaporta e dokumente identifikimi atëherë çfarë mund të bëjnë për lobime në arenën ndërkombëtare. Prandaj, kur jemi të fortë mbrenda  Kosovës, padyshim se edhe jashtë do të ishim më të fuqishëm dhe më efikas me ministra e ambasadorë të fortë. Përderisa ne vazhdojmë të negociojmë me një shtet që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe i cili deri dje ka masakruar dhe ka bërë gjenocid mbi popullatën tonë”Kosova ende është larg realizimit të vullnetit të popullatës sonë. Beogradi në vend që të kërojë falje, disa njerëz të Thacit  sot negoaciojnë me të dhe Serbia vazhdon me provokime me deklarta sikur ajo e fundit e presidentit serb Tadiq për « marrëveshje kufijsh me Tiranën » duke kërkuar të kthehen  mbarapa tek poltikat antishqiptare në kohën e Millosheviqit apo të Rankoviqit e  Cubrilloviqëve tjerë…Paramendoi pas tri vitesh, sot kemi vetëm 76 njohje ?! Unë mendoj se ky stagnim i njohjeve nuk është faji tek vendet që hezitojnë, por tek diplomacia jonë shum
ë  e dobët, sepse ministria e jashtme ka qenë e pa fatë dhe nuk ka qenë serioze për  t’i bindur edhe rrethe 130 shtete tjera , anëtare të OKB-së për njohjen e Kosovës. Nga ky numër i vogël i njoheve deri tash të Kosovës tregon qarte se  minsitrat apo zv.ministrat e Thaqit jo që gënjyen vetëm popullatën me premtime të kota për njohje herë presim 5  vende e herë 10  e herë 30 vende e herë në ketë javë e herë n’atë muaj apo në fillim të këtij apo atij viti…dhe askush nuk na njohi dhe numri 67 ka mbetur i palëvizshëm. ..?! Me këto premtime apo thjesht gënjeshtra të tyre u  dëshmua se ata nuk kishin bërë lobim nëpër botë por  ekskurzione në perendim apo  bënë punët të biznesit në emër të lobimit ?!.. edhe atë me mjete të popullatës së shtetit të Kosovës…Nëse ne vazhimisht mendojmë apo flasim vetëm për njohje, ne do të kemi shumë pak njohje, përderisa ne nuk përqëndrohemi në përforcimin e  shtetit dhe sovraniteti të vendit tonë. Dmth të kemi një shtet stabil ekonomikisht dhe politikisht dhe padyshim se me këto do të bindim ndërkombëtarët dhe vendet botërore se ne jemi serioz dhe e duam shtetin. Me përforcimin e shtetit tonë nga brenda së pari dhe me këto qëndrime serioze, padyshim nuk do të kishim më hezitime për njohjen e shtetit tonë. Si mu t’i bindësh qeveritë botërore se jemi serioz, kur për çdo tre muaj apo për çdo shingjergj Kosova ka ose zgjedhje të reja ose president të ri. Madje, shpesh personalitete ndërkombëtare  gjatë vizitave në Prishtinë s’ka pasur kush t’i pres apo  shpesh anluoheshin vizitat  e tyre. Këto manovrime politike dhe krizash insitucinale i kanë stagnuar edhe investitorët e huaj sepse çdo investitor dëshiron të  investoj në një vend të fortë dhe të sigurt. Shumë vende të reja kanë fituar njohjet masovike, pasi ai shtet ka përmisuar dhe ka bërë shtetin e vete të fortë, fillimisht për brenda duke bindur të huaj se ky shtet është serioz dhe i fortë ekonomikisht, politikisht dhe ka në funksion një diplomaci efiakse. Ndërsa tek ne  ndodhë e kundërta, lobohet jashtë pa përforcimin e shtetit tonë. Realiteti kishte ndërruar tek ne në vitin 1999 dhe që prej atëherë në Kosovë
çdo send është degraduar dhe asgjë nuk është ndërtuar në favor të avancimit të proceseve në vendin tonë. Sikur t’mos ishte kështu, sigurisht sot do të kishim më shumë njohje, amdje edhe do të ishte sot Kosova anëtare e OKB-së. Më të fortë ishim në vitin 1999 , dmth pas clirimit  të Kosovës se sa sot, sepse sot Kosovës i mungon mobilizimi,  morali, krenarina, stretegjia politike…se sa para dhjetë vitesh.

Në Kosovë është bërë regjistrimi politik me qëllim të rujtjes së formulës së « multietnicitetit » dhe jo regjistrim modern me standarde evropiane

Presheva Jonë : Përderisa nalistërt dhe ndërkombëtarët vazhimsiht në mediat botore ishin shprehur se nataliteti më i madhe në Evropë është në Kosovë, ndërsa regjistrimi i fundit dëshmoi të kundërtën, megjthëse ishte pritur që Kosova të ketë ndoshta jo tre milon, por bile aty dikund afër..Dhe këtu si duket dikush është kah rrenë ja ndërkombëtarët ja regjistruesit ?

LIBURN ALIU : Ky maskarallëk politik është reflektuar edhe tek regjistrimi i fundit i popullsisë  në Kosovë,. Jemi në dijeni  se ka pasur njerëz të lagjeve e fshatrave që nuk kanë dashur fare të regjistrohen të indinjuar dhe mllefosur thellë me situatën e krijuar në vedin tonë këto vitet e fundit, pastaj ka pasur raste në disa mjedise që ka pasur më shumë votues se sa të regjistruar, po ashtu këtu janë anashkaluar rajonet ku ka pasur popllsi të përzier apo me serbë dhe për shkak abstenimit të tyre edhe shqiptarët nuk janë përfshirë në regjistrim, pastaj diaspora shqiptare mungo aty…E gjithë ky minimizim i popullatës së Kosovës ka dalur qëllimisht për t’i ndejtur besnik thënies se Kosova është nje vend multientnik dhe për hirë të këtij mulitenticiteti nuk ka guxuar të tejkalohet shifra e e përiqndjes 90 apo ruajtja e 85 për qindshit të shiptarëve në Kasovë, ndryshe nuk do të kishte kuptim as i ashtuqujatur multienticitet e as vendet e rezervuara në kuvend  për serbët e pakicat tjera… ?!

Presheva Jonë : Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë  filluan  ashtu siq filluan dhe po flitet se janë teknike, por si duket dekleratat e palës serbe demantojnë  pohimet se ato janë « teknike »…Besoni se këto bisedime do të vazhdojn kështu teknike, apo nisën kështu e do të përfundojnë me bisedime politike ?

LIBURN ALIU : Bisedimet, negociatat apo si do që t’i quajmë ato nuk janë teknike. Sepse Serbia nuk është n’zorë sot me Kosovën të negicoj për probleme teknike, por për ato politike cka po dëshmojnë edhe deklarata e kryenegociatorit serb si dhe presidentit  të tij Tadiq. Pra bëhen kompromise me Beogradin , njihet pakoja e Artisarit, ndërsa Serbia nuk të njeh për shtet ..dhe tash për cfarë dialogu të negociohet me Serbinë ?!  Edhe negociat e fundit mes Kosovës dhe Serbisë por bëhen vetëm për Kosovën pa e prekur fare Serbinë, negociohet dhe nuk bëhet asnjë fajlë për shqiptarët  etnik të lginës së preshvës të okupura ense në nga Serbia..dhe vazhdohet të bisedohet për pakicën serbe apo veriun e Mitorvicës. Për ne nga « Vetvendosja » keto negociata nuk janë të sinqerta dhe janë kundër interesave të Kosovës, sepse në këto bisedime eshte hyrë me nje agjende të papapërgatur mirë, madje nga Hashim Thaci ne tetorin e vitit të kaluar me  Robert Kuperin. Në këto bisedime bëhet fjalë për serbët e Kosovës, ndërsa për ata të Luginës së Preshevës jo. Dhe mu për këtë ne i kindërshtojmë këto negociata dhe se me to Kosova vetem futet ne qorrsokak. Në asgjë nuk kemi fitim nga këto negociata. Në cdo negocim siq e dini ju duhe të ketë një fitmimtar dhe në këtë rast, në ektë ndeshje fitmtare është Serbia sepse tash asaj i duhet para ndërkmbëtarëve të shtiret gjoja për dilaog dhe  negociatat asaj i vëjnë tash në prag të anëtarsimit në BE-së

Kur Prishtina e Tirana kanë harrur shqiptarët e Luginës së Preshevës, për ta «përkujdeset » Beogradi përmes dhunës dhe terrorit 

Presheva Jonë : Pasi përmendët Preshevën, siq e dini fillimisht gjithë liderët e Luginës insistonin me të drejtë që edhe çështja e trevave shqipatre në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të përfshihen në këtë proces, por  si duket tash janë tërhequr, pas vizitës së fundit në Prishtinë dhe pas deklaratave të Prishtinës zyrtare se « negociatat do të  jenë vetëm teknike dhe pa minoritet » që s’mund të kuptohet ndryshe pos asaj, ju shqiptarët  e Luginës së Preshev


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni