Vetëm 4 muaj pas vdekjes së Whitney Houston është gati libri mbi jetën e saj. Një nga mikeshat e këngëtares amerikane, BeBe Winans ka vendosur të tregojë “historitë sentimentale” dhe fotot që nuk janë publikuar kurrë të dives.Houston u gjet e mbytur në vaskën e dhomës së saj të hotelit në Beverly Hills dhe ky libër do të jetë i pari nga disa që pritet të publikohen në të ardhmen. Libri në fjalë do të dalë në treg më 31 korrik.Sipas mediave amerikane, edhe nëna e ish-yllit të muzikës botërore ka firmosur një kontratë disamilionëshe për një libër të dytë mbi të bijën.“Shpresoj që të ndaj diçka të rëndësishme me fansat e saj. Marrim mijëra letra nga ata çdo ditë dhe shpresojmë që me publikimin e një libri fansat të kuptojnë historinë e vërtetë të vajzës sime”, ka deklaruar Cissy Houston.

SHPËRNDAJE