Ilda Zhulali, specialiste në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë ka folur në një intervistë për azilkërkuesit shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Sipas Zhulalit qytetarët shqiptarë deri më tash, kanë respektuar rregullat e vendosura nga Bashkimi Evropian për lëvizjen e lirë pa viza.

http://www.botasot.info/img/Ilda__Zhulali.JPG

Por Zhullali shton se dy muajt e fundit në gusht dhe shtator ka pasur një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish në vendet e BE-së, sidomos në Belgjikë.

Por sipas saj nga ana e Ministrisë së Jashtme janë marrë masa që ky fenomen e azilkërkuesve të minimizohet nga ana e palës shqiptare.

Nga ana tjetër Zhulali, thotë se nuk duhet të krijohet panik të njerëzit se liberalizimi nuk është në rrezik.

Por ajo bën apel që të gjithë që të gjithë qytetarët shqiptarë të respektojnë rregullat e vendosura nga BE për liberalizimin e vizave dhe mos behën preh e mashtrimeve.

SHPËRNDAJE