“Simbole kombëtare nuk mund të jetë identike me simbolet e shteteve të tjera”. Ky paragraf është në kundërshtim me nenin 79. të kushtetutës së Republikës së Serbisë ku parashihet që “personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejtë: për të ushtruar, mbrojtur, kultivuar, zhvilluar dhe shprehur publikisht karakteristikat kombëtare, etnike kulturore dhe fetare e simbolet e tyre në vende publike.

Preshevë, 2 shtator/AIK-Presheva Jonë

Lëvizja e Re përmes një informate për media informon qytetarët tanë se për çështjen e flamurit të simboleve kombëtare ka kërkuar sqarim me shkrim nga Gjykatën Kushtetuese në Beograd. Lëvizja e Re nga Presheva dërgoi një shkresë në Gjykatën kushtetuese ku kërkon inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare duke pasur parasysh se ky ligj gjegjësisht neni 16. është në konflikt të drejtpërdrejtë me Kushtetutën e Republikës së Serbisë. Neni 16. paragrafi 2 i ligjit mbi mbrojtjen mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. “Simbole kombëtare nuk mund të jetë identike me simbolet e shteteve të tjera”. Ky paragraf është në kundërshtim me nenin 79. të kushtetutës së Republikës së Serbisë ku parashihet që “personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejtë: për të ushtruar, mbrojtur, kultivuar, zhvilluar dhe shprehur publikisht karakteristikat kombëtare, etnike kulturore dhe fetare e simbolet e tyre në vende publike.

Simboli kombëtar i shqiptarëve gjithashtu është edhe simbol i Republikës së Shqipërisë, pasi sikurse simboli kombëtar i Republikës së Serbisë është simbol edhe kombëtarë i popullit serb. Për të ndryshuar simbolet kombëtare nuk është në kompetencën e asnjë pakice kombëtare kudo që të jetojnë. Duke pasur parasysh se Sistemi ligjor i Serbisë është unik, akti më i lartë juridik i Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjitha ligjet dhe aktet e përgjithshme në fuqi në Republikën e Serbisë duhet të jenë në harmoni me ligjet dhe kushtetutën nuk mund të jenë në konflikt me traktatet ndërkombëtare dhe rregullat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare. “Çdo vit mijëra qytetarëve protestojnë rrugëve të Luginës së Preshevës duke kërkuar të drejtat e tyre për të përdorur simbolet kombëtare që ligji ua kufizon. Lëvizja e Re kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të inicoj procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit mbi Mbrojtjen e pakicave Kombëtare, thuhet kështu në informatën për media të Lëvizjes së Re.

SHPËRNDAJE