Nga Luan (Asllan) Dibrani

 

Rexhep Qosja , bagazhin e dijes dhe intelektin e vet e shprehu përmes  një deklarate  lidhur me  termin  “ndarje të Kosovës”

Kohët e fundit po përmendet statusi special për veriun e Mitrovicës dhe ,se ndarja e Kosovës është  si  shprehje  e shpeshtë  nga qarqe serbe ,  evropiane por edhe nga ndonjë qyqar politik shqiptar  qe sa janë irituese, po aq banale në propozimet e tyre!Një gjë e tillë u theksua edhe nga  Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek,   në takimin e Munihut në Gjermani. Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen.  Fill pas kësaj doli me një  deklarate edhe  i “madhi akademik Rexhep Qosja “!?…

Po  ,Rexhep Qosja , bagazhin e dijes dhe intelektin e vet e shprehu përmes  një deklarate  lidhur me  termin  “ndarje të Kosovës” prononcohet me sa vijon nga pyetje  se çka mendon rreth disa ideve për ndarje e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve ,profesor Rexhep Qosja është përgjigjur se ( Unë mendoj se për t’u zgjidhur përfundimisht çështja e Kosovës, duhet të zgjidhet edhe një brengë e brendshme në Kosovë, për t’u çliruar nga serbët e Veriut dhe kush është interesuar nga këta serbë nga brendia e Kosovës, mund të kalojnë atje në Veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Do të thotë të bëhet shkëmbi i territoreve, për të cilin opsion unë jam dakord), kështu ka deklaruar akademik Rexhep Qosja, për agjencinë “Presheva Jonë”.

Po fillojmë me një fjalë te urtë  nga  i  Sami Frashëri kur thotë;”Njeriu merret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët, por te   zoti Rexhep Qosja   kjo e fundit sikur nuk përputhet me realitetin dhe qëndrimet e tij për  çështjen kombëtare , jo qe po mëson po ,po denigron .ç’orjenton , abuzon dhe po dezinformon !!!

 

Rexhep Qosja   në  prononcim shkëmbim territoresh

shqiptaro -shqiptare me Serbinë!

Gjithherë,ndarësit,për të mos thënë përçarësit e popullit,gjegjësisht të kombit tonë,mjerisht në forma dhe nga motive të ndryshme,akoma vazhdojnë të jenë prezentë ,për fat të keq edhe aktiv,më,apo pa vetëdije, le të mbetët ta vlerësojnë publiku   se me prononcime ,deklarata dhe  opinione të tilla  po e dëmtojnë kauzën   e bërthamës  autoktone shqiptare, qe  për fat te keq kësaj po i frymojnë disa    njerëz me reputacion letrar , por   në konceptin politik  zero siç është   zoti Rexhep Qosja!?…

Prononcimi i Rexhep Qosjes ,Lugina e Preshevës me Kosovën, Veriu me Serbinë, absurditet,denigrim,naivitet dhe abuzim  drejt shkallëzimit të vetëfundosjes  si personalitet me  vlerë ne fushën e letërsisë !

Me një parullë të Qosjes ,  “Lugina  e Presheves  me   Kosovën”  ndërsa  “veriu i Mitrovicës  me Serbinë”  , jo qe  është i bindshëm për  shqiptarët, por ai opsion  nuk e bind as faktorin ndërkombëtar  ,madje, madje edhe vet  politikajt  e Serbisë, po qe  janë  largpamës, sikur qe u shpreh para disa ditësh  edhe  presidenti serb Tadiqi, (“Ndarja nuk është qasje e mirë, dhe në një farë mënyre madje është edhe e rrezikshme, sepse do të kishte pasoja të këqija edhe në shtetet tjera të rajonit” , por  politika serbe e provon qe në “hangësh  e bajsh me shëndet” Referendumi  qe po mbahet në veri të Kosovës nga minoriteti serb, është garantuesi i dështimit përfundimtar të bisedimeve Kosovë-Serbi. Qeveria  e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme duhet  të mblidhet dhe të shpallë dështimin e bisedimeve për shkak se në veri të Kosovës është shkel sovraniteti dhe integriteti i vendit  dhe është bërë agresioni i Serbisë, përmes strukturave të saja të instaluara në Veri të Kosovës ).

Prononcimi i Rexhep Qosjes ,Lugina e Preshevës me Kosovën, Veriu me Serbinë, absurditet,denigrim,naivitet dhe abuzim  drejt shkallëzimit të vetfundosjes si personalitet me vlere ne fushën e letërsisë   !

Një fjalë e urte popullore  thotë ;”Mos e nis një punë, në të cilën ti sheh për veten tënde 9 dobi dhe një dëm për publikun, sepse do t’i humbasësh të 9 dobitë, ndërsa konsekuencën e dëmit të
përgjithshëm do ta heqësh për se gjalli dhe pas vdekjes sate” andaj  kujdes zoti Qosja  për  imponimin tuaj  te një përfitimi  skeptik  ndaj teje. deklarata e juaj  na ka  indinjuar   në ne mase te madhe  nga  qëndrimi  aq naiv, aq  të ultë dhe aq  të pa vlere qe u  gjete  si   akademik.  Profesor, Qosja, do ishte mire të merret me pleqërinë   e vet .  Le te merret me   gjurmime dhe studime në krijimtarinë  letrare të gjuhës shqipe, të pasuroi, thesarin e Institutit  Albanologjik, këto janë vlerat  e tij ma te mira  sesa  me   dhënë  konstruksione shkëmbimesh  të vendeve   me  territore  shqiptaro-shqiptare,  tu dhuroj armiqve shekullor tokë shqiptare !!!!???…

Zoti profesor  Qosja , për fat te keq, ju  keni anatemuar, historinë e Shqipërisë  etnike dhe dëmeve të bëra nga qarqet serbe dhe evropiane,se këtë ide destruktive, tepër antishqiptare dhe proserbe, japin impulse, e cila e rrite Serbinë me territor dhe nuk ia zvogëlon pretendimet ndaj territoreve shqiptare, është për tu gjykuar nga faktori shqiptar po edhe ma gjërë.

Rexhep Qosja nuk  përpiqet ta përmirësoje  gjendjen e shqiptareve të Malit te Zi  atje  dhe t’i bashkoj me  shtetin amë Shqipërinë apo edhe me Kosovën!

Profesor Qosja  ke  një prejardhjeje  nga  territoret shqiptare të Malit të zi , nga Plavë e Guci,  qe si pasoje e një ndëshkimi  sllav, ke ndërruar  vendbanimin ,pse nuk shkon ti ndihmoj dhe jap mësime instruksionesh  Plavës  e Gucisë qe babë- babadem është shqiptare,  qytetit  të bukur turistik  Ulqinit ,Tivarit dhe territoreve tjera  nën administrimin  sllav të Malit te Zi . Lind pyetja se çka bëri Rexhep Qosja , për gjendjen aktuale të  shqiptarëve në Mal të Zi ,për një status  politik për të partë  e tij  ? Po thuajse u boshatis ai vend ne tërësi si pasojë e  politikes  sllave . Përse  i” madhi “Rexhep Qosja nuk  përpiqet ta përmirësoje  gjendjen e shqiptareve të Malit te Zi  atje  dhe t’i bashkoj me  shtetin amë Shqipërinë apo edhe me Kosovën , po derdh lot krokodili për gjendjen e   katër fshatrave serbe në veriun e Mitrovicës,  si ardhacak në tokat tona?

Edhe ato territore, Presheva,Bujanovci, Medvegja  90% janë shqiptare. Vraja,Leskovci dhe Periferia e Nishit janë “Toka” nga këto pjesë ku u  ndoqën me dhunë,  terror dhe djegie shqiptarët  autokton!!!.

Kjo  deklaratë qe ma se shumti  nënshtron “Kombin Shqiptar” është ,kur dëgjohet një shprehje e tillë nga  goja  e një akademiku me  një memorie   të skaduar , me një pseodopolitikë të gabuar , ku harron  pjesët  tjera  të Sanxhakut. T’i kujtojmë  zotit Qosja se  nuk është moti, sllavët bënë pazarllëqet e vata dhe i ndanë në mes vete  këto territore ,duke i   shporuar me dhune e  zjarre shqiptaret , ku si pasoje  e asaj  kohe  edhe  Zoti Rexhep Qosja u shpërngul nga vendi ku ke lindur.

Mendimi i juaj për   shkëmbim territoresh   dhe    ndërrim kufijsh për brenda Kosovës do të thotë akoma  humbje territoresh shqiptare. Edhe ato territore, Presheva,Bujanovci, Medvegja  90% janë shqiptare. Vraja,Leskovci dhe Periferia e Nishit janë “Toka” nga këto pjesë ku u  ndoqën me dhunë,  terror dhe djegie shqiptarët  autokton!!!. Ata shqiptarë qe kanë mbet janë asimilua në serb edhe pse sot nuk po mundemi t’i fusim nën administratën shtetërore të Republikës se Kosovës, së paku mos të  humbim territore tjera. Nuk i dihet  kohës dhe të nesërmes?. Ti ,  zoti akademik nëse nuk je i ngopur me të kaluarën tuaj  ne sensin politik nga disfatat,  ti rikujtoj  dhe ndërgjegjësohu qe të mbetesh   se paku  një njeri me vlere në letërsi dhe asgjë ma tepër! Me rastin e këtyre provokimeve, po me befason fakti ,se si “Intelektualët shqiptar, akademitë  dhe njerëzit  adekuat nuk reaguan ,por  kane heshtur  dhe po heshtin ndaj një deklarate destruktive të dëmshme  dhe shume naive ?!!!. Përse mos të reagohet nga zyrtarët tanë  për (Zërat ) të ngjashëm ,  qe si zgjedhje adekuate  shkundin  plagë te reja  për gjakderdhje  dhe lufta të reja, gjejnë  ndarjen e Kosovës si ky tipi, edhe nga  të tjerë duke u prononcuar ,pos ndarjes, edhe shkëmbimin e territoreve,( Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe veriu  i Kosovës Serbisë)!. Nga  njeriu i ndërgjegjshëm, i vetëdijshëm  ,  largpamës , me vizione   të spektrit politik,  duhet ta gjykojnë dhe mos të pranohet  një marketing  politik  i tillë, kur dihet se ato territore janë shqiptaro -kosovare ,  aq sa janë territore tonat  Lugina  e Preshevës po aq   është  edhe  pjesa veriore e Kosovës qe pretendohet ti përfitojë Serbia përmes diplomacisë   se vet ,por edhe nga individ  shqiptar siç është  Rexhep Qosja. Zotëri i nderuar Akademik Qosja, gjeneza e  shqiptareve  në “Kosovën Lindore” është  autokton në trojet e tyre etnike. Besoj qe ketë e din edhe ti shumë  mirë, ndërsa serbët në veri të Kosoves, janë ardhacak nga Karpatet, të cilët pastaj nga Serbia me dhunë janë vendosur në tokat dhe trojet shqiptare, qe po pretendojnë akoma ta zvogëlojn  tokën tonë ,sipas projekteve të akademive serbe qe për çështjen  kombëtare janë  ma patriot se  ne shqiptarët qe për toka të huaja  bëjnë  projekte dhe memorandume antishqiptare shumë shpesh, ndërsa  ju   në Akademinë  e Kosovës as qe brengoseni , as qe flisni ne mes vete ,as qe bashkëpunoni me Akademinë e Shqipërisë me qellim  qe  të jeni zëdhënëse  të planeve dhe koncepteve   mbarëkombëtare.

T’i  kujtojmë disfatat   e  karrierës politike  dhe dështimet  në te gjitha betejat e humbura si  politikan, duke  kaluar  si  përçarës i shoqërisë  shqiptare në Kosovë dhe  ma gjerë!

 

T’i  kujtojmë disfatat   e  karrierës politike  dhe dështimet  në te gjitha betejat e humbura si  politikan,  kur u bë një lëvizje    e veprimeve  për ndryshimin e statusit të Kosovës ,në status  republike ,    përshpejtove me formuar edhe ti një  parti politike   “Partinë demokracia  e bashkuar” me çka në zgjedhjet  e asaj kohe  humbe,  pos qe ja zbehe autoritetin  vetit  u deklasove politikisht në rival te partive tjera! Pastaj   vajte  me veprimtarinë  e juaj , karshi proceseve politike  si  “intelektual i pa varur” nga  i cili  destrutivitetin tuaj e tregove  ne emër të qëndrimeve tua  të njëanshme  duke  ra  pre e interesave  personale  a thua përse, ti e din ma se miri? Ndërrimi i sistemit komunist në  Shqipëri  dhe lëvizjet për një demokraci qe u digjte Shqiperia në flakë ,  ti u gjete në   rolin e ndezësit të zjarrit,  propagandistik në një krah politik  me çka dole me    opinionin tuaj me  “Demokracia e Vonuar në Shqipëri”.  Në vitin e kaluar kur ishin zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë dhe ishte mjaft  gjendje  alarmante dhe e elektrizuar në shkallë vendi , ti prapë ,  dole ne krahun  e partisë socialiste, pro Edi Rames  kundër  kandidatit demokrat  Lulzim Bashes ,  me çka mjaft   solle përçarje dhe  shokizëm   me deklaratën tuaj ,qe gati e solle vendin në  luftë civile kur dihet se ju  keni mundur te luani një rol  pozitiv  me i ul gjakrat se   aty ishte populli po thuajse i përgjysmuar  ne  vendvotime!!!  Gara e juaj  politike me partinë tuaj  në zgjedhjet e lira në Kosovë, si rezultat ishte   me o vota , andaj u shprehtë se “ky popull nuk donë pavarësi”. Kur dolën me larguar  foton  e Enver Hoxhës në Tirane  ti dole në krahun  e socialisteve  gjë qe nuk përkon me njerëzit e artit kulturës dhe shkencës ?…Nuk e di  zotëri Qosja pse , pos përçarjeve në Kosovë,  ju keni arritur edhe në Shqipëri të prononcoheni,  ndaj  një krahu politik , e nuk e dini se fjala e juaj   qon  ne ujë  ne mullirin   shkapërderdhjes e jo bashkimit. Kur   del dikush për  projekt “Bashkim me Shqipërinë” prapë  dilni me lloj, lloj  shpifjesh  duke i injoruar   planet  e   kundërshtarëve ,  me çka, ma në fund, ju po mbeteni ma i injoruar se ata , kur nuk ja qëlloni  prognozës politike. Ismail Kadare para disa ditsh doli me  një deklaratë, se integriteti dhe sovraniteti  i vendit  duhet të ruhet,  ju pas pak  dolët me projekt të ri me “coptuar “Kosovën. Vitin e kaluar  ekstremiteti islamik morri hov  me bërë çdo gjë fetare  në Kosovë saqë u bënë objekt  diskutimi,  se çka janë ky popull edhe në arenën ndërkombëtare ,ju prapë,  zoti Rexhep Qosja keni dal me prononcime  dhe shkrime  propagandistike  dhe përçarëse pro fesë islame   gjë qe  harrove  edhe  dy fe tjera qe ekzistojnë në Kosovë,  nga e cila keni ndezur akoma  revoltën e pa arsyeshme te ekstremitetit  islamik vehabiste . Nga ato  nxitje sot të rinjtë tanë  në shumë vende  perëndimore  po gjinden në  krahun vehabist me çka po bien ndesh me shtetet ku jetojnë  dhe po nxisin   një urrejtje   ndaj  kombit shqiptar në tërësi  .  Veprimet destruktive të tyre po e humbin edhe imazhin dhe vlerën  e kombit shqiptar,  po e cenojnë edhe  vete  Qendrën Islame të Kosovës qe asnjëherë nuk  kishin mosmarrëveshje fetare  deri ne këtë shkalle qe reflektohet sot në shoqërinë shqiptare.    Nga kjo rrjedh se  njeriu nuk mundet me  u pajtuar assesi me konfuzoitetin tuaj  të pa qartë ,qe  me vetëdije a pa vetëdije  je duke kaluar ne një njeri përçarës i shoqërisë  shqiptare në Kosovë dhe ma gjerë?

I vetmi koncept  përfundimtar është  përmirësimi i gabuar i historisë , pro ribashkimit  në një shtete të  bashkuar  në Shqipërinë ajo qe ishte, ajo qe ka qenë dhe ajo qe nesër  do të jetë!

T’i kthehemi edhe njëherë temës :  Më duhet t’ua përkujtoj zotëri  akademik  dhe politikan Qosja, se  populli shqiptar nuk ka  toka me fal,  por ne duhet ta ndjekim një politikë qe ti kthejmë ato, qe  na u kanë marrë me dhunë, qe padrejtësisht ju aneksuan dhe ju dhanë vendeve  ballkanike. Lugina  e Preshevës ju dha  Serbisë ,  gjysma e Maqedonisë është shqiptare,  pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë ju  dhanë Greqisë,siç cekem ma lart , gjysma e territorit  në Mal të Zi është shqiptare ,  prandaj  zoti Qosja   ne duhet te përpiqemi qe ti përmirësojmë gabim   tona historike në dëmin e kombit shqiptar,  drejt  konceptit  të bashkimit e jo ndarjes , drejt forcimit e jo dobësimit,  drejt rimëkëmbjes e  jo  rrënimit, drejt integritetit të vendit e jo copëtimit të mëtutjeshëm,  drejt lirisë e jo robërisë , drejt  stabilitetit e jo destrutivitetit,  dmth i vetmi koncept  përfundimtar është  përmirësimi i gabuar i historisë , pro ribashkimit  në një shtete të  bashkuar  në Shqipërinë ajo qe ishte, ajo qe ka qenë dhe ajo qe nesër  do të jetë. Një Shqipëri  natyrale  as  e madhe as e vogël ajo që ishte me  një gjuhë , kulturë dhe gjak , me kufijtë e vet pa kufi  në zemrën shqiptare!!!???.. .

Ky do të jetë një “kompromis qe duhet politika kosovaro-shqiptare ta ndjek pran faktorit ndërkombëtar” , atij serb   dhe pran faktorëve në Ballkan ,ku edhe ti edhe unë edhe te gjithë shqiptarët duhet me qene në shërbimin  këtij programi.

Asnjëherë në histori, shqiptarët nuk kanë vendosur për kufijtë  e Shqipërisë, pos kur kanë bërë kinse “kompromise të dhimbshme në dëmin e Shqipërisë” nga “kuislingë dhe bashibozuk” qe e tradhtuan  Shqipërinë! 

Pra edhe ti zoti Qosja duhet te pajtohesh se teza për ndarjen e Kosovës  do te jete  një skandal politik në rajon dhe nxitje kah destabiliteti i Ballkanit me çka do ti harroni  presionet ,imponimet  apo  lakmitë qe te jeni një  politikan i moderuar  pro politikes agresive serbe   qe keni  shprehur  ne këto kohë të nxehta   poetike  në rajon!Asnjëherë në histori, shqiptarët nuk kanë vendosur për kufijtë  e Shqipërisë, pos kur kanë bërë kinse “kompromise të dhimbshme në dëmin e Shqipërisë” nga “kuislingë dhe bashibozuk”,  largoju  këtij   epiteti  i nderuari Rexhep Qosja sa nuk është vonë se ky popull e ka paguar shume shtrenjtë  lirinë dhe tokën e vet  për ndryshe mos harro se ne nuk kishim pas  nevojë as me hy ne burgje, as me  demonstruar   për te drejtat tona qe  100 vjet , as me   hy në  front të luftës   e lavdishmja   dhe e shtrenjta Ushtria Çlirimtare  e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

SHPËRNDAJE